-
PD propozon 3 pr/ligje për kontrollin e fondeve: Duhet gjurmim i parave publike që i përdor privati, të krijohet regjistri elektronik për financimet dhe pasuritë shtetërore
Ndryshime propozohen edhe në ligjin “Tregtarët Dhe Shoqëritë Tregtare”, me qëllim gjithashtu ngritjen e mekanizmave për gjurmim të fondeve apo pasurive publike.
18 Shtator, 15:51 -
Zbardhet fatura, 4.1 milionë lekë për çdo ushtar shqiptar që do të shkojë në Gaza
Në komisionet parlamentare po miratohet me procedurë të përshpejtuar projektligji për pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacionin ushtarak të Stabilitetit në Gaza. Vendi do të dërgojë maksimumi 40 ushtarakë, dhe kostoja për çdo mision 6 mujor arrin mesatarisht 1.7 milionë euro.
15 Shtator, 15:08 -
Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Në thesarin nuk fut dot dorën kushdo, s’i vë dot kush shkelmin parave të shqiptarëve
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, vijoi me kritikat ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat e magjistratëve. Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Braçe tha se askush që nuk është i autorizuar me ligj nuk mund të vendos&am
14 Shtator, 14:57 -
Pagat e magjistratëve/ Erion Braçe: KLP e KLGJ duhet të kërkojnë falje se morën kompetencat e Kuvendit, mund t’i kallëzojmë (VIDEO)
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, tha se KLGJ dhe KLP duhet të kërkojnë falje për vendimin për të përcaktuar vetë pagat e magjistratëve. Në komisionin për Ekonominë dhe Financat, deputeti i PS tha se KLGJ e KLP morën kompetencat e Kuvendit, ndërsa shtoi se vendimi i tyre mund të kallëzohet.
14 Shtator, 14:15 -
Pagat e magjistratëve/ Mazhoranca drejt miratimit të rritjes sa 2% e pagës së Presidentit: Ruajmë balancën në buxhet! Opozita kundër: Situata prej arrogancës së Qeverisë
Drafti i PS parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, (i miratuar edhe nga KLGJ e KLP) është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë. Qeveria mbështet formulën, ndërsa për 1.5 mld lekët e prapambetura propozon shlyerjen me këste brenda dy viteve.
14 Shtator, 13:54 -
Komisioni i Ekonomisë i jep ‘ok’ pr.ligjit për cencin e bujqësisë! Do të kushtojë 11 mln euro dhe do të zgjasë 6 javë
Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin për Censin e Bujqësisë, që do të zhvillohet në vjeshtë dhe do të kushtojë rreth 11 milionë euro. Përmes tij do të mbledhin të dhëna të detajuara mbi tokat, fermat dhe blegtorinë. Po ashtu komisioni miratoi edhe u projektligjin për dëftesat tregtare, i cili synon të rrisë aksesin e fermerëve në financim.
6 Korrik, 20:40 -
Kuvendi i shqetësuar për kredidhënien për investimet e mëdha dhe ndërtimin: BSH të mbikëqyrë bankat, rrezikohen nga dështimi i projekteve
Komisioni i Ekonomisë miratoi projektrezolutat me rekomandime për Bankën e Shqipërisë dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Kuvendi kërkon nga Banka qendrore më shumë kontroll për bankat e ekspozuara në tregun e pasurive të paluajtshme, si dhe të analizojë luhatjet në kursin e këmbimit.
22 Qershor, 16:17 -
Pr.ligji/ Vetëprodhuesit mund ta shesin energjinë e tepërt, ndryshon kompensimi i çmimit të energjisë për pensionistët
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike nuk do të prodhojnë energji vetëm për konsum vetjak, por edhe do të mund ta shesin atë. Projektligji po kalon në komisionet parlamentare dhe parashikon kosto 1.9 milionë euro për zbatimin fillestar të tij. Qeveria thotë se përmes këtij kuadri ligjor do të shkohet më afër matësve inteligjent, ndërsa paralajmëron rishikimin e skemës së kompensimit për pensionistët për faturën e energjisë.
15 Qershor, 17:41 -
‘KLSH na kërkon të gjitha dosjet’, kreu i Autoritetit të Konkurrencës ankohet në Kuvend: S’ia japim, ‘hetojnë’ vendimmarrjet tona (VIDEO)
Autoriteti i Konkurrencës denoncon Kontrollin e Lartë të Shtetit se shkon për auditime në institucion dhe kërkon çdo dosje, informacion sekret apo konfidencial, dhe kërkon të gjejë aty ‘shkelje në vendimmarrje’. Kreu i Autoritetit Denar Biba iu ankua deputetëve, të cilëve iu bëri me dije se informacioni i kërkuar nuk do t’i jepet KLSH-së.
11 Qershor, 13:19 -
-
Manifaktura kërkon ndihmë nga qeveria të frenohet rënia e euros: Kursi i këmbimit po na falimenton, në 2025-ën humbën vendin e punës rreth 12 mijë punonjës
Sektori i Manifakturës kërkon ndihmë nga qeveria për të përballuar humbjet që po u shkakton kursi i këmbimit. Në Komisionin e Ekonomisë ata kërkuan fiksim të këmbimit euro-lekë vetëm për këtë sektor, zerim të tatimeve për lëndët e para dhe rishikimit të tatimit mbi pagat.
4 Mars, 17:05 -
Opozita te ‘Ekonomia’: Hiqni akcizën e birrës artizanale, TVSH 5% ushqimeve! Mazhoranca kundër
Dy propozime të opozitës për përjashtime tatimore u rrëzuan në Komisionin e Ekonomisë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku kërkoi që të hiqet akciza për birrat artizanale në vend, ndërsa Partia e Lirisë propozoi ulje në 5% të TVSH-së për produktet ushqimore. Dy projektligjet sollën debate, ndërsa vendimi final i takon Kuvendit.
10 Shkurt, 13:44 -
20 kandidatë për 3 vakancat e Këshillit Mbikëqyrës, Holta Zaçaj: Banka e Shqipërisë themeli i funksionimit të shëtit! Minxhozi kërkon mandatin e dytë
Komisioni i Ekonomisë zhvilloi 10 seanca të tjera dëgjimore me kandidatët për të plotësuar vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga ish- kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj kërkoi besimin për të hyrë në këshill.
4 Shkurt, 11:44 -
Qeveria ende pa vendim për kompensimin e banorëve që iu ngordhën bagëtitë nga zjarret e 2025-ës! Vjet ngecën shpenzime, deficiti ende pa realizim me 466 mln €
Gjatë diskutimeve në komision deputeti i PS-së Erion Braçe kërkoi sqarime nëse në aktin normativ është i përfshirë edhe dëmshpërblimi i familjeve të prekura nga zjarret e verës të cilëve ju ngordhën bagëtitë.
21 Janar, 15:42 -
“A do të dëmshpërblehen familjet e prekura nga ngordhja e bagëtive gjatë zjarreve të verës?”, Petrit Malaj-Braçes: S’ka kërkesë nga Ministria e Bujqësisë, duhet parë kuadri ligjor nëse na e mundëson
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka pyetur në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ministrin e Financave, Petrit Malaj, nëse është parashikuar në aktin normativ të dhjetorit kompensimi i familjeve që u prekën nga ngordhja e bagëtive prej zjarreve në verë.Sipas Braçes, ministri i Bujqësisë, Andis
21 Janar, 14:56 -
Braçe: Të kontrollojmë agresionin që po na vjen prej investimeve ruse! Po bëhemi gazi i botës me platformat ‘FOREX’
Deputeti socialist Erion Brace ka kërkuar në Komisionin e Ekonomisë që të miratohen instrumentet dhe ndryshimet ligjore të domosdoshme për të kontrolluar flukset e investimeve të huaja në vendin tonë, sidomos ato që vijnë nga vendet jo mike, siç është Rusia.Kjo pasi sipas Braçes, agresioni ekonomik rus ës
21 Janar, 14:24 -
Braçe te Ekonomia: E paprecedentë mos-miratimi i rezolutave për AMF dhe Konkurrencën! Ka marrëveshje mes kompanive të sigurimeve në dëm të qytetarëve
Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë e cilësoi si të paprecedentë dhe në dëm të qytetarëve mos-miratimin e rezolutave për AMF dhe Autoritetin e Konkurrencës.
21 Janar, 14:07 -
'Ekonomia' miraton pr.buxhetin 2026, kalon vetëm me votat e PS! Rrëzohen 60 amendime, të enjten votohet në seancë
Komisioni i Ekonomisë miratoi projektbuxhetin e vitit 2026 me vlerë 886 miliardë lekë, pa pranuar asnjë nga amendimet e bëra nga deputetët. Të vetmet propozime që u pranuan ishin kërkesat e Komisioneve për tu dhënë 5 milionë euro 12 institucioneve, kryesisht atyre të drejtësisë. Projektbuxheti do të votohet përfundimisht më 11 dhjetor në Kuvend.
9 Dhjetor 2025, 16:51 -
Ekonomia ‘OK’ projektligjit për koncesionet! S’do ketë më oferta të pakërkuara, asnjë kontratë nuk lidhet pa studim fizibiliteti
Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin për ‘Koncesionet’ i cili heq nga lista mundësinë për propozime të pakërkuara, cakton që asnjë kontratë nuk do të lidhet pa pasur studim fizibiliteti si dhe sektorët ku do të jepen koncesione është e njëjtë me atë të BE-së.
9 Dhjetor 2025, 15:11 -
Pr.ligji për koncesionet/ Braçe: Do jepni burgjet me PPP? Drejtori i ATRAKO: Lista është ‘copy paste’ e direktivës së BE (VIDEO)
Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", i cili parashikon kufizime të reja për lidhjen e kontratave.
9 Dhjetor 2025, 11:56