Shtrenjtohet me 18 lekë nafta, edhe sot 221 lekë litri! Çmimi në vend u rrit para se të publikohej vendimi i bordit! Dhoma amerikane: Çmimet i vendos tregu, jo qeveria

TIRANË- Pas rritjes në tregjet e huaja në 2 ditët e fundit, çmimi i naftës në vendin tonë është shtrenjtuar me 18 lekë për litër nga kjo e martë. Në të gjitha pikat e karburantit nafta po shitet me 221 lekë litri, ndërkohë që benzina është rritur me 5 lekë nga 206 lekë në 211 lekë për litër. I palëvizur në 93 lekë mbetet çmimi i gazit.

Kjo rritje e çmimit të hidrokarbureve është bërë i njohur për konsumatorët nga vetë pikat e karburanteve, të cilët rritën çmimin ende pa dalë vendimi i Bordit të Transparencës. Ky bord ishte mbledhur në 21 mars por në fakt vendimi u publikua me vonesë mesditën e 22 marsit. Sipas Bordit ky çmim do të jetë në fuqi për datat 22 dhe 23 mars.

Ndërkohë në tregjet e huaja çmimi i naftës bruto ka arritur mbi 116 dollar fuçia, ndërsa në orët e para të mëngjesit shkoi deri në 119 dollar. Rritje kjo që vjen pas një rënie në nivelet e para luftës në datat 15 dhe 16 mars.

Nga ana tjetër Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka bërë transparente rezervat e sigurisë, pavarësisht se kontrollet u tha se do të nisnin që në 12 mars.

Për ngritjen e bordit të Transparencës ka reaguar edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila thotë se ndërhyrja e qeverisë në rregullimin e çmimeve lë vend për arbitraritet dhe krijon premisa të gabuara për lirinë e tregut. Sipas presidentit të dhomës Enio Jaço në Shqipëri çmimet e karburanteve kanë qenë gjithmonë të larta në raport me të ardhurat mesatare dhe kjo për shkak të politikave të cunguara mbi rregullat e tregut të lirë, funksionimin e çmimeve dhe sistemin e taksave.

Në këtë momente sipas Jaços duhet të vlerësohet niveli i konkurrueshmërisë së tregut si dhe mund të lehtësohen përkohësisht taksat, pavarësisht se qeveria është shprehur qartë dhe e vendosur që nuk do të ndërhyjë në ndryshimin e taksave.

“Por menaxhimi i çmimeve është detyrë e sektorit privat dhe jo e qeverisë. Qeveria do e ketë të pamundur t’i menaxhojë suksesshëm këtë proces, sepse është tepër kompleks dhe nuk i ka mjetet e duhura për ta bërë”, vijon më tej reagimi i presidentit të Dhomës Amerikane.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kacani: 23/03/2022 11:57

    Hidrokarburet jane kthyer ne monopol, dhe si i tille priten te tilla spekullime. Shteti duhet te vendose kritere te qarta per mos abuzimin. Ministrja Balluku deklaroi qe do te vendosim gjoba per mosmbajtje rezerve te detyrueshme. Deri tani nuk kemi degjuar gje per keto gjoba nese jane vendosur apo jo. Nuk mund te caktohet cmimi ne ekonomi te lire tregu. Cmimi caktohet vetem ne ekonomine e planit si dikur. Edhe nese qeveria ndermerr masa per fiksim cmimi, kete nuk duhe ta beje me grosistet e karburanteve pasi ata jane ne konflikt interesi. Duhet te beje nje analize kostoje te pavarur dhe te dale ne perfundim. Nese konstatohen abuzime keto duhet te shoqerohen deri me hejqje lishence dhe jo me tryeza miqesie. Shteti duhet te tregoj karakter qe nuk ndikohet nga tregtaret e fuqishem. Deri tani nuk e ka treguar. Ne te kundert duhet te liberalizoje tregun e hidrokarbureve si mase per cmontimin e ketij monopoli. Kam degjuar shpesh qe behet thirrje nga politikane te larte qe subjektet te shesin pa marzh fitimi. Nuk e di nese e kuptojne cdo te thote marzh fitimi. Marzh fitimi eshte ajo pjese e xhiros qe te nglet si fitim. A ka njeri sot qe te punoje pa fitim???????? Asnje sepse kjo eshte ekonomia e kapitalit dhe nese ska fitim kjo ekonomi fiket.

    Përgjigju
    • Tefiku: 23/03/2022 12:39

      Shume sakte. Duhet skenari fijet qe priten...

  • BENI: 22/03/2022 21:12

    DHOMA AMERIKANE te mos haje mut shume ,,,,po na tregojne keta pisa se c'fare te beje qeveria shqiptare,,,,,,ishit dhe jeni ju qe me kompanine tuaj bankers jeni bere sebep per rritjen e cmimit te naftes ne shqiperi,,,sepse ju e merrni naften tone ne fier dhe nuk paguani asnje takse,,,,edhe i bej thirrje EDI RAMES KRYEMINISTRIT TONE TE NDERUAR QE TE SILLET ME BANKERSIN ASHTU SIC U SOLL ME LEGENIN BEGETTI TE TELEVIZIONIT AGON ,,,,PRA TA PERZERE ME SHQELMA.....

    Përgjigju
  • Lui: 22/03/2022 10:34

    Nuk bëhet publik vendimi sepse do ketë dyndje për të blerë naftë deri në orën 12 të natës. Ky do ketë justifikimi i bordit. Që deri diku kanë të drejtë, por të paktën duhet të dalë online 30 min përpara se të hyjë në fuqi. Se kështu duket sikur kot sa është vendosur bordi dhe mund të ketë abuzime nëse s'ka transparencë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon