Bordi vendosi çmimin e naftës me 265 lekë/litër, reagon PD: Me këtë ecuri, shtresat në nevojë dhe të mesme do të jenë në kolaps financiar

Bordi vendosi çmimin e naftës me 265 lekë/litër, reagon PD: Me këtë ecuri, shtresat në nevojë dhe të mesme do të jenë në kolaps financiar

1655148527_SeliaePD.jpg

Vjen reagimi i parë nga opozita për vendimin e Bordit të Transparencës pasi çmimi i naftës ka arritur në shifër rekord. Nga dita e sotme do të shitet me 265 lekë/litër. Deputeti i PD, Arbi Agalliu thotë se nuk është marrë asnjë masë apo reagim për të ulur taksat e shumta ndërsa thekson se me këto ritme, shtresat në nevojë dhe të mesme do të përfundojnë në kolaps financiar.

“265 LEKË PËR LITËR! Ky është çmimi i naftës sot që bordi vendosi. Asnjë masë apo reagim për të hequr/ulur së paku përkohësisht disa nga taskat e shumta që paguajmë në çdo litër karburantë që blejmë.

Me këtë ecuri shumë shpejt, sidomos shtresat në nevojë dhe shtresa e mesme do të jenë në kolaps financiar. Jemi vendi me çmimin më të lartë të karburantit jo vetëm në rajon por edhe më tej”, shkruan Agalliu.


Lajmi kryesor:

Rekord i ri, ‘çmendet’ Bordi, nafta shkon 265 lekë/litri! Ulet me 2 lekë benzina, nuk ndryshon gazi


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë