Borë dhe temperatura deri në -8 gradë celsius në Brazil

Borë dhe temperatura deri në -8 gradë celsius në Brazil

Në një kohë që një pjesë e madhe e globit po përballet me temperatura ekstreme të larta, Brazili po shijon dëborën, që ka ngjitur mbi gjithçka tashmë.

Dëbora ka arritur në disa zona deri në 30 cm, ndërsa 33 bashki të Brazilit në shtetin e Rio Do Sul janë në kushtet e dëborës.

Qytetarët, thonë se në mbi 60 vite jetë, kurrë nuk kishin përjetuar kaq shumë borë në muajin korrik. Dëbora po shoqërohet edhe me erëra të forta, duke e bërë të ftohtin edhe më të acartë, me temperatura -5 deri në -8 gradë celsius gjatë mbrëmjes.

Makinat, rrugët dhe autostradat u mbuluan me akull ndërsa njerëzit shfrytëzuan rastin për të bërë fotografi dhe për të luajtur në dëborë.

"Unë jam 62 vjeç dhe nuk kisha parë kurrë borë, e dini? Të shohësh bukurinë e natyrës është diçka e papërshkrueshme," tha shoferi i kamionit Iodor Goncalves Marques në Cambara do Sul, një komunë në Rio Grande do Sul.

Temperaturat ranë ndjeshëm në të gjithë Brazilin me reshje të rralla dëbore gjatë natës në disa vende ndërsa temperaturat e ulëta kërcënojnë ndjeshëm prodhimin e kafesë, kallamit të sheqerit dhe prodhimet e portokallit.

 

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët