Reshjet e dëborës ka shkaktuar mjaft probleme sa i përket kalushmerisë së rrugëve, por edhe furnizimin me energji elektrike. Në zonat malore si në Kukës dhe Dibër ka fshatra të izoluar nga reshjet e dendura, banorët e të cilët krahas bllokimit të rrugëve po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike. Me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve është ndërprerë mësimi në zonat e thella të Kukësit, Dibrës, Shkodrës dhe Krujës. 

Dibër vijojnë reshjet e dëborës



[gallery]25676[/gallery]
Në Kukës 

Qarku i Kukësit ka pasur intensitet mjaft të lartë të reshjeve të borës të shoqëruar me temperatura të ulëta e erëra të forta. Trashësia e borës në Tunel-Kalimash është 40 cm, rruga e kombit është kalueshme, por është i nevojshëm përdorimi i zingjirëve. Ndërsa më problematike paraqitet situate në zonën e Hasit pasi pjesa më e madhe e fshatrave është e bllokuar, ndërkohë që mungon energjia elektrike në të gjithë zonënë. E bllokuar vijon të mbetet zona e Shishtavecit, Grykë Çaja. Të gjitha shkollat në zonat e sipërpërmenduar nuk zhvillojnë mësimin përshkak se gjithaçka është e bllokuar.

Shkodër
Në zonën e shkodrës reshjet e borës janë prezente thuajse në të gjithë qarkun. Më problematike paraqitet zona e Shoshës ku e gjithë zona është e bllokuar dhe nuk ka furnizim me energji elektrike. Edhe Shala vijon të jetë e bllokuar pasi komunikimi me këtë zonë tashmë është thuajse i pamundur pasi trashësia e borës në disa pjesë të rrugës së Thethit i kalon 2 metra. Edhe në Vermosh ka problem sa i përket qarkullimit të mjeteve. Gjithashtu edhe zonat më të ulëta kanë problem me qarkullimin e automjeteve pasi rrugët vijojnë të jenë të pa pastruara.

Lezhë
Rreshjet e debores kane zbardhur gjithashtu edhe tëe gjithë qarkun e Lezhës. Ato kane vijuar gjatë gjithë natës, duke arritur në trashësi nga 10 centimetër në ultësira deri në 50 centimetra në zonën e Mirditës. Për pasojë është pezulluar mesimi. ne shkolla ndersa ne rruget kryesore qe pershkojne qarkun jane nxjerre borepastrueset. Të bllokuar janë fshatrat e Njesive Administrative Selite, Kacinar, Orosh dhe Fan të cilat nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me qendrat administrative. 

[gallery]25675[/gallery]

Bora ka krijuar problem e dhe në rrethin e Krujës, ku trashësia e saj në qytet ka arritur deri në 10 cm ndërsa në malësi ka borë rreth 50 cm. Aksi Kruje-Fushkrujë kalohet pa problem, ndërsa Aksi Kruje-Sarisalltik i cili ndodhet në malin e Krujës është totalisht i bllokuar.

Elbasan
Edhe qarku i Elbasanit është mbuluar nga dëbora duke shkaktuar probleme jo vetëm në zonat malore por edhe në qytetet e Prrenjasit dhe Librazhdit. Aksi rrugor Elbasan-Qafthanë qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë. Aksi Elbasan - Labinot Mal mbetet i bllokuar. Librazhd - Bulqizë mbetet i pakalueshëm për shkak të dëborës dhe akullit, po kështu Luniku, Stravaj, Sopoti, Polisi Stëbleva kanë probleme për shkak të dëborës. Në fshatin Rovje te Gramshit debora ka renduar situaten e banoreve të cilët prej ditësh gjenden të izoluar. Probleme ka dhe furnizimin me energji elektrike, janë 1700 abonentë në të gjithë Qarkun e Elbasanit aktualisht pa energji. Mësimi është pezulluar në disa shkolla.

Korça
Edhe në qarkun e Korçës bora ka vështirësuar qarkullimin e njerëzve drejtë zonave urbane. Në zonat Dardhë dhe Voskopojë bora ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Në disa fshatra të thella rrugët janë të pakalueshme, ndërkohë që disa shkolla kanë pezulluar mësimin përshkak të prezencës së borës në rrugë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com