KORCE- Qarku i Korçës është zgjuar nga reshjet e dendura të dëborës duke sjellë probleme në disa akse rrugore. Ngrica dhe bora vështirëson akset Maliq - Pogradec, Qafa e Thanës dhe Qafë Plloçë, të cilat kalohen me zinxhirë.

Në Qafë Thanë lëvizja deri në Përrenjas është e detyrueshme me zinxhirë. Një borëpastruese po punon për hapjen e akseve rrugore. Përgjegjësi i Drejtorisë së rrugëve nacionale, Genti Pere informoi korrespondenten tonë në Korçë Dafina Ismaili se me probleme janë akset rrugore në rrethin e Pogradecit, ku dhe reshjet vazhdojnë me intensitet.

Trashësia e dëborës në Voskopojë dhe Dardhë mbi 30 cm.

PEZULLOHET PUNA NE PIKEN DOGANORE TE QAFE THANES

Për shkak të dëborës është pezulluar puna në doganën maqedonase në Qafë Thanë. Shkak janë reshjet e dëborës. Pezullimi është marrë nga pala maqedonase për të parandaluar aksidentet. Puna do të jetë e pezulluar deri në momentin kur situata të qetësohet.

(sg/shqiptarja.com)