Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë sjellë sërish vëmendjen për kujdesin që duhet të tregojmë nga të ftohtit. Por, a do të zgjasë kjo situatë? Në një intervistë për Report Tv metereologu Metodi Mmarku tregon se si do të jetë situata gjatë javës.
“Në këtë radhë për shkak tëintruzionit të ajrit shumë të ftohtë në sektorë të caktuar të bregdetit ka pasur shfaqje reshje dëborës. Interesante është që në jug në ishullin e Sazanit janë shfaqur reshjet e para të dëborës dhe kanë krijuar në to një shtresë prej rreth 1 cm. presim edhe një rënie tjetër prej ditës së martë dhe të mërkurë ku sasia e dëborës pritet të shtohet me 10 cm në qytetet ku tashmë ka rënë. Mundësi për dëborë paraqesin edhe zonat bregdetare dhe ato fushor, por kjo do jetë shumë e kufizuar” – tha ai.
Ndërsa në Tiranë, reshjet e dëborës pritet të bien sot në mbrëmje e deri nesër në mëngjes.
“Tirana ashtu si edhe gjithë pjesa fushoree territorit ka probilitete për të pasur reshje dëbore dhe kjo është më e lartë duke filluar nga e hëna në mbrëmje e deri të martën në mesditë”.
Për këdo që ka bërë një plan për fundjavën nuk do të jetë nevoja të marrë xhupat me vete. Pas të enjtes moti do të kthjellohet dhe temperaturat do të rriten.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO









