Borell për dialogun Kosovë-Serbi: Bisedime të tensionuara...I impresionuar nga gadishmëria për marrëveshje

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borell ka deklaruar se diskutimet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluara nën patronazhin e BE-së, nuk kanë qenë të lehta, bile mund të thuhet se kanë qenë edhe të tensionuara por pavarësisht mospajtimeve ai mbetet i impresionuar nga gadishmëria e treguar për të vazhduar dialogu

Spanjolli tha gjithashtu se temat për personat që rezultojnë të zhdukur që nga lufta dhe të atyre të zhvendisur për shkak të luftës, janë çështje shumë emocionale por edhe pjesë thelbësore për pajtimin mes dy vendeve

Kosova dhe Serbia ripërtërinë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian pas një pezullimi prej rreth dy vitesh. Të enjten kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund takimit të parë ballë për ballë në të cilin diskutuan edhe për zhvillimin ekonomik, ndërsa nga java që vjen takimet do të mbahen në nivel të grupeve teknike.

Borell tha se bashkëpunimin ekonomik nuk ka të bëjë me marrëdhëniet e ardhshme mes dy vendeve fqinje, të cilat kanë të njejtin destinacion final, të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

Kreu i diplomacisë së Unionit theksoi se tema e zhvillimit ekonomik është në dobi të ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë dhe se BE-ja ka bërë shumë përpjekje në krijimin e kornizës për një bashkëpunim të tillë.

Sipas tij, edhe pse mes Hotit dhe Vuçiç ka pasur mospajtime, ai është i impresionuar nga fakti se të dy palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar dialogun në nivel të lartë në muajin shtator

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së gjithashtu ka falënderuar presidentin Macron dhe kancelaren Angela Merkel, për mbështetjen e dialogut dhe organizimin e Samitit online të Parisit. Ndër të tjera Borell tha se dialogu Kosovë-Serbi dhe Ballkani Perëndimor do të jenë prej prioriteteve kryesore të punës së tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karadakliu: 20/07/2020 12:54

    Dukja e pare ,doli injorimi dhe mosperfillja e mosrespektimi i brazise mes dialogusve.Hoti sikur vraponte duke lutur,"te vije edhe une me ju".Mandej Lajqak hapur doli ne krehun-anen e Vuçiqit,sikur Hotin e kishte pale kundershtuese ne dialog,nga Hoti duhej te ndrperente vazhdimin e bisdeimeve, ai humbi orientimin ,dukej si feminor karshi "velikanve"te mdhejve evropjan dhe serbit Vuçq.Madje ky qe ne pamjen e pare fizike, e injoroi"razumesh serpski"kupton serbish?!,instiktivish Hoti i humbu nuk hamendi i tha"da razumem-po kuptoj".Kishte hapesire te thumbon ndryshe.Nuk dijme cka dhe rreth ckahi biseduam dhe ku erdhen me ato bisedime injorante!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja