Ditën e nesërme kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel.
Mediat kosovare bëjnë me dije se fillimisht Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët rreth orës 15:00, që do të pasohet me takim trepalësh.
Ndërkohë ditën e djeshme (24 qershor 2024) gjatë një konference për mediat, Borrell është shprehur këmbëngulës për funksionimin e dialogut mes dy vendeve por theksoi se problem mbetet mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.
"Unë vazhdoj të përpiqem që në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrihet një zgjidhje operative, sepse ne tashmë kemi një marrëveshje. E kemi marrëveshjen e Ohrit. Problemi është se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët nuk kanë mundur t'i zbatojnë ato për një arsye apo një tjetër dhe mendoj se ishte e nevojshme të rifillonin takimet e nivelit të lartë për të ditur se ku jemi, veçanërisht në një kohë kur vendet anëtare po diskutojnë propozimin tim për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës", ka deklaruar Borell.
Gjithashtu ai përsëriti kërkesën e tij që sanksionet ndaj Kosovës nga BE, të hiqen.
"Nëse këto sanksione hiqen, unë shpresoj se po. Të paktën ky është propozimi im. Qoftë edhe në formë graduale, por shpejt. Kjo mund të krijojë një skenar në të cilin nuk them se dialogu do të rifillojë, por të paktën nuk do të mbyllet papritur. Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh në kuadër të dialogut dhe nuk dua të dorëzohem, para se të përfundoj manadati im".
K.M/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2863
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47
-
Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit
23 Dhjetor, 14:27