Boriçi: Lotët për Amazonën… plehrat për Lanën

Boriçi: Lotët për Amazonën… plehrat për Lanën

Populli i mallëngjyeshëm i Facebook dhe Instagram u ngashërye këto ditë për një ngjarje të rëndë për të cilën edhe vetë bota e civilizuar kërkoi pak ditë kohë për ta vendosur të parën në skaletën e lajmeve.

Djegia e pyjeve tropikale të Amazonës bëri të qajë i madh e i vogël nga “Corona” që derdhej lumë plazheve të Dhërmiut e Jalës e deri në pishinat luksoze në periferinë e kryeqytetit. Janë ata, të njëjtët që fluturojnë kanaçet nga dritarja apo lëshojnë me prepotencë filtrat e vyshkur të cigareve; janë ata që i kthejnë pemët bzuë lumenjve si pemë të trishtuara Krishtlindjesh, shëmtuar me qese dhe mbeturina.

Të kuptohemi qartë dhe shkoqur! Amazonën e kuptoi i madh e i vogël, që përbën 20% të mushkërive të Tokës, praktikisht një goditje në aparatin frymëmarrës që rrezikon në plan afatgjatë të ketë pasoja të pariparueshme.
Pellgu i Amazonës që është shtëpi e rreth tre milionë llojeve të ndryshme të bimëve dhe kafshëve dhe e një milion njerëzve indigjenë (ata që Instagramsave u duken si filma, me thupra dhe me gjethe përpara) – është vendimtare për rregullimin e ngrohjes globale. Pyjet e saj thithin miliona ton emetime karboni çdo vit, por kur pemët shkatërrohen ose digjen, karboni që ato depozitojnë lëshohet në atmosferë dhe aftësia e shiut për të thithur emetimet e karbonit është zvogëluar.

Shumica e rajoneve më të prekura janë në veri të Brazilit. Roraima, Acre, Rondônia dhe Amazonas, të gjitha këto shënuan një rritje të madhe të përqindjes së zjarreve krahasuar me mesataren gjatë katër viteve të fundit (2015-2018). Roraima pati një rritje prej 141%, Akra 138%, Rondônia 115% dhe Amazonas 81%.

Mato Grosso do Sul, që ndodhet më tej në jug pati një rritje prej 114%. Para se të plasnin flakët, ishin të shumtë ata që parashikonin shkatërrimin e zonave të tëra pyjore, në emër të zhvillimit, në emër të ndërtimeve dhe planit në fushatë të presidenti Bolsonaro, për t’i dhënë impuls ekonomisë dhe kompanive të naftës në zona të pashfrytëzueshme më parë.
Por, të kthehemi në mëmëdheun tonë kuqezi, më zi sesa kuq e më kuq sesa flakë….!

Nevoja emergjente për mbjelljen e pemëve është kthyer prej 4 vjetësh në kryefjalën e Tiranës. Një pemë për ditëlindje, një për fejesë e një për të kujtuar ata që nuk i ke më në krah, për t’i përqafuar. Mes ironisë për të krahasuar këtë aksion pozitiv dhe të tjerëve për të pastruar vendin, duhet gjetur problemi në gjenezë. Shqiptarët janë popull që i pëlqen zhuli.

Ai nuk e ka problem të përlotet për Amazonën, por ia cënojnë nderin shitëset nëse nuk i japin qese plastike në market, edhe kur e ka për vetëm një bidon ujë. Karvani vijon më pas me bidonin në rrugë, cigaren pranë tij, e pellgu i plehrave vazhdon e zmadhohet, deri kur i njëjti shqiptar ta fotografojë, për të treguar problemin i pari…Ia hodhi.

Shumëkush e quan këtë një problem edukate e kërkon që në shkolla të imponohet një lëndë mjedisore krah të tjerave, për të mësuar që fëmijë ndarjen e mbeturinave, proçesin e përpunimit dhe efektet negative.

Në shkolla të ndryshme të kryeqytetit po praktikohet prej 3 vjetësh me nxënësit e 9-vjeçareve, se si të përmirësohemi në këtë drejtim. Orë të tëra në natyrë, shembuj konkretë dhe praktikë në zonat e gjelbërta, që po japin efekte pozitive tek fëmijët.

Brezat po ndërrohen e do të jenë të njëjtët ata fëmijë që pas leksioneve falas për natyrën, do të qajnë fillimisht për Lanën, për plastikën që u pluskon para syve nga dora e shqiptarit. Më pas do të shqetësohet për Amazonën, për G7, për Bolsonaron dhe për Macron….e deri atëherë lotët për Amazonën e plehrat për Lanën!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gent: 07/09/2019 22:57

    Analize e sakte....eh sa mallengjehemi ne per Amazonen dhe te tjeret, por i veme flaken vendit tone.

    Përgjigju
  • Bledi: 28/08/2019 21:16

    Bravo Aurel! Suksese!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja