Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, ish-presidenti serb Boris Tadiç thuhet se po përpiqet të fitojë mbështetjen e qeverisë së Serbisë për të kandiduar në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Kështu raporton e përdithshmja serbe “Blic” në numrin e saj të sotëm. Sipas shkrimit, Tadiç beson se ka mundësinë të fitojë mbështetjen e kryeministrit Aleksandër Vuçiç, kundrejt Vuk Jeremiç i cili nuk ka fshehur ambicien për të marrë drejtimin e organizatës më të fuqishme botërore.

Edhe më herët është përfolur që sekretari i ri i OKB-së të jetë nga Europa lindore. Në mesin e kandidatëve janë edhe diplomati sllovak Miroslav Lajçak, ish-presidenti slloven Danilo Turk dhe drejtoresha e UNESCO-s, bullgarja Irina Bokova. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)