Borja, fshati i harruar në skajin verilindor të vendit! Banorët: Më shpejt mbërrijmë në Kosovë se në Kukës

Fshati Borje në skajin verilindor të vendit thuajse i ka shkëputur lidhjet me Kukësin. Kjo për shkak se rruga prej 12 km që e lidh këtë fshat me qytetin është shkatërruar tërësish. Kështu banorët e kanë lidhur gjithë aktivitetin jetësor me Dragashin e Kosovës, pasi rruga kufitare Borje- Glloboçicë është e asfaltuar.

“Rruga është e mirë në Dragash. Ne në Dragash shesim patatet dhe bëjmë pazarin, blejmë ushqimet. Ne punojmë në Kosovë, këtu s’kemi asgjë”, thanë banorët.

Më shumë se gjysma e banorëve në bjeshkët e Sharrit mbledhin bimë medicinale, të cilat i tregtojnë në Dragash ndërsa të tjerë punojnë në ndërtim thotë Kryetari i Komunës së Dragashit Bexhet Xheladini.  Ai I bën apel qeverisë shqiptare të investojë në Borje dhe fshatrat e tjerë të zonës së Gorës.

“I kam vizituar fshatrat kufitare dhe jetojnë në kushte mizerje. Ndaj I bëj apel shtetit shqiptar të bëjë investime. Ne këtu ju kemi mundësuar shërbim shëndetësor falas, gjithashtu këtu bëjnë tregti këtu dhe kanë gjetur punë”, tha Bexhet Xheladini Kryetar i Komunës së Dragashit.

Edhe pse fshati është i pasur me burime, prej vitesh banorët vuajnë mungesën e ujit pasi rrjeti i ujësjellësit është i amortizuar.

“Tubacionet janë të vjetra me ndryshk. Nuk na vjen fare ujë. Mbushim tek ccezma e fshatit”, tha një banor.

Borja, është fshat malor i zonës së Gorës dhe përket Njësisë Administrative të Shishtavec në Kukës me rreth 820 banorë. Për të mbërritur nga Kukësi në Borje duhet të kalosh dy herë kufirin përmes Pikës Kufitare Shishtavec- Krushevë dhe Borje-Glloboçicë.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën