
‘Duhet t'i japim fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur. Por kur mbaron lufta, si përfundon ajo? Sa më shpejt që të jetë e mundur. Na intereson se si përfundon kjo luftë. Sepse nëse përfundon me një vend të shkatërruar, të dominuar dhe të neutralizuar, me miliona të mërguar e mijëra të vdekur, jo, nuk duam që të përfundojë kështu. Dhe që kjo të mos përfundojë në këtë mënyrë, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën duke e furnizuar atë me armë. Ne duhet të vazhdojmë të armatosim Ukrainën’, janë fjalët e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, në Parlamentin Evropian.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: 400 të zhdukur në Hostomel! Putin: Ukrainasit na provokuan në Bucha, s’kemi qëlluar civilë! Pentagoni: Rusët janë tërhequr nga Kievi dhe Kharkivi, trupat zhvendosen në lindje











