Lufta/ Kievi: 400 të zhdukur në Hostomel! Putin: Ukrainasit na provokuan në Bucha, s’kemi qëlluar civilë! Pentagoni: Rusët janë tërhequr nga Kievi dhe Kharkivi, trupat zhvendosen në lindje

Lufta në Ukrainë nuk ndalet dhe tmerret të tjera dalin nga qytetet e shkatërruara nga bombardimet ruse. 

BE është gati të nisë sanksionet e reja, ndërkohë që konflikti po përhapet në planin diplomatik, ku Italia ka dëbuar edhe 40 anëtarë të përfaqësisë ruse. Po ashtu një raund i ri sanksionesh do të vendoset ndaj bankave dhe zyrtarëve rusë nga SHBA dhe aleatët e saj pasi Moska u akuzua për kryerjen e krimeve të luftës në qytetin ukrainas Bucha.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha sot se sanksionet e reja do të rrisin kufizimet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe do të synojnë zyrtarët e qeverisë ruse dhe familjet e tyre.

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova, pretendon se ushtria ruse në Ukrainë ka kryer dhunë seksuale jo vetëm ndaj grave dhe burrave, por edhe ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vuri në dyshim efektivitetin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Këshilli i Sigurimit i OKB-së ekziston dhe megjithatë nuk ka siguri në botë për askënd," tha Zelensky. Ai vuri në dukje se "betejat më të vështira" janë ende duke u zhvilluar në Donbas dhe Kharkiv. Zelensky përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për largimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. 

Ndërkohë në Radekhiv, një qytet që ndodhet rreth 70 km larg Lvivit, në Ukrainën perëndimore, u dëgjuan shpërthime. Kreu i administratës ushtarake rajonale Maksym Kozitskii i kërkoi popullsisë të qëndronte e strehuar. 

Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin hungarez, Viktor Orban . Ai i tha se kanë qenë ukrainasit ata që kanë provokuar rusët në Bucha, ndërsa shtoi se nuk është qëlluar asnjë civilë. Kjo deklaratë e Putin, vjen disa ditë pasi e gjitha bota ka parë masakrën që kanë bëtë rusët në Bucha. Përveç kësaj akuze, Moska ka deklaruar se Kievi po torturon ushtarët rusë.

Trupat ruse "tërhequr plotësisht" nga zonat e Kievit dhe Kharkiv. Kjo është bërë e ditur nga burime të Pentagonit siç raportohet nga CNN. Mbrojtja amerikane ka përsëritur se tani fronti më i ashpër i betejës është zhvendosur në lindje të Ukrainës.

Në përditësim...
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Kuleba: Pas masakrës me civilët e dhimbshme të flasësh me rusët, por e nevojshme për paqen

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se do të vazhdojnë të bisedojnë me delegacionin rus, edhe pse është bërë e vështirë dhe e dhimbshme pasi mësuan për mizoritë në territoret e pushtuara. Kuleba tha se të gjitha luftërat përfundojnë me një marrëveshje dhe ne duhet të rivendosim paqen dhe të shpëtojmë jetën e civilëve, kështu që bisedimet vazhdojnë.

Ora 22:27
SHBA: Do të identifikojmë njësitë ruse që vranë civilët në Bucha

Shtetet e Bashkuara besojnë se "do të jenë në gjendje të identifikojnë njësitë ruse" përgjegjëse për dhunën në Bucha. Sipas CNN një zyrtar amerikan ka deklaruar se identifikimi i personave të përfshirë në masakrën në Bucha është një prioritet jashtëzakonisht i lartë për inteligjencën amerikane. Mbledhja dhe analiza e informacionit, duke përdorur të gjitha mjetet dhe burimet e disponueshme, ka vazhduar që kur mizoritë dolën në dritë, tha zyrtari.

Ora 22:19
Zelensky: Rusia bllokon korridoret humanitare në Mariupol për të fshehur mizoritë

“Rusia po bllokon korridoret humanitare në Mariupol për të fshehur mizoritë e tyre”. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i intervistuar nga kanali turk Habertürk.

Ora 21:36
Kryeministri i Italisë: Ndalimi i importeve të gazit rus "nuk është në tryezë"

1649273863_Screenshot2.jpg

Kryeministri italian, Mario Draghi tha të mërkurën (6 prill) se ndalimi i importeve të gazit nga Rusia nuk po konsiderohet në nivel të BE-së, por nëse arrihet një konsensus për këtë çështje, Italia do të pajtohet me të.

"Një embargo gazi nuk është ende në tryezë dhe nuk e di nëse do të jetë ndonjëherë," u tha Draghi gazetarëve në një konferencë shtypi.

Ai tha se nëse flukset e gazit nga Moska do të pezulloheshin, Italia kishte ende rezerva për të mbuluar nevojat e saj deri në fund të tetorit.

Italia është shumë e varur nga Rusia për furnizimet e saj me gaz, por Draghi tha se nëse shfaqet një konsensus në nivelin e BE-së për të bllokuar importet e gazit, "ne do të jemi krejtësisht të lumtur ta respektojmë".

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 31 mars se ka nënshkruar një dekret ku thuhet se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla për gazin rus nga 1 prilli dhe kontratat do të ndërpriten nëse këto pagesa nuk do të kryhen. Vendet e Bashkimit Evropian përveç Hungarisë e kanë kundërshtuar këtë formë të pagesës.

Ora 21:24
Zelenksy: Udhëheqja ruse dhe kriminelët e luftës duhet të ndëshkohen

1649114583_zelensky1.jpg

"Udhëheqja ruse, ushtria ruse dhe të gjithë ata që përgatitën sulmin ndaj Ukrainës janë kriminelë lufte dhe duhet të dënohen", tha Zelensky ditën e sotme në një intervistë të tijën në mediat turke.

Zelensky i quajti rusët nazistë , ndërsa luftën e cilësoi si të pajustifikueshme sipas tij varret masive dhe mizoritë janë një fakte konkrete që e vërtetojnë.

Ora 20:41
Ukraina: Rusia po djeg kufomat e civilëve dhe të ushtarëve ukrainas në krematoriume

"Sa i përket Mariupolit, shërbimet tona sekrete na thonë se Rusia po përpiqet të fshehë krimet e saj dhe për këtë arsye po përdor krematoriumet e lëvizshme për të djegur kufomat e grave tona dhe fëmijëve”, kështu deklaroi zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk gjatë një interviste të sajën.

Ajo tha gjithashtu se rusët në të njëjta furra krematoriumi po djegin trupat e ushtarëve të tyre që mos të shikohen në Rusi.

“Putini po përdor krematoriumet për të fshehur të gjitha veprimet e tij kriminale”, tha Vereshchuk.

Ora 20:04
Mariupol: 5 mijë viktima që nga fillimi i luftës, 210 prej tyre fëmijë

“Vetëm sipas vlerësimeve paraprake, në muajin e pushtimit në Mariupol kanë vdekur 5000 persona, nga të cilët rreth 210 fëmijë”. Kështu deklaroi kryetari i qytetit të Ukrainës juglindore , Vadym Boychenko, në lidhjen video me një tryezë të rrumbullakët mbi "Pasojat politike dhe ligjore të krimeve të Federatës Ruse kundër Ukrainës", siç raportohet në Telegram nga Komuna e Mariupolit.

Kryebashkiaku foli për "shkatërrim të qëllimshëm të popullatës civile", duke përmendur si shembuj faktin se "forcat terroriste ruse hodhën disa bomba të rënda mbi një spital për fëmijë dhe shkatërruan një nga ndërtesat e spitalit të parë të qytetit. Gati pesëdhjetë njerëz u dogjën të gjallë. Teatri i artit dramatik u bombardua, ku në atë moment më shumë se nëntëqind njerëz fshiheshin nga bombardimet”.

Sa i përket dëmeve materiale, sipas administratës, “më shumë se 90% e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar. Dhe nga këto, të paktën 40% janë të pakthyeshme”.

Ora 19:52
Biden: Lufta është larg përfundimit, por jemi gati të mbështesim Ukrainën për një kohë të gjatë


"Lufta në Ukrainë është larg përfundimit”
, kështu tha Joe Biden ditën e sotme, duke përsëritur se SHBA është gati të mbështesë Kievin për një kohë të gjatë.

Duke folur për kryeqytetin ukrainas, ai shtoi se Kievi "është ende në këmbë, me një qeveri operacionale" dhe fushata ushtarake ruse ka dështuar tashmë në objektivat e saj fillestare. Shtetet e Bashkuara, në koordinim të ngushtë me aleatët, janë të vendosura të rrisin kostot ekonomike për Putinin për pushtimin e Ukrainës dhe të rrisin izolimin ekonomik të Rusisë.

 

Ora 18:47
Pentagoni: Rusët janë tërhequr nga Kievi dhe Kharkiv! Lufta është zhvendosur në lindje të Ukrainës

Trupat ruse "tërhequr plotësisht" nga zonat e Kievit dhe Kharkiv. Kjo është bërë e ditur nga burime të Pentagonit siç raportohet nga CNN. Mbrojtja amerikane ka përsëritur se tani fronti më i ashpër i betejës është zhvendosur në lindje të Ukrainës.

Ora 18:43
Shpërthim i fuqishëm në Severodonetsk, sulmohet brutalisht zona e banuar në qytet, në video kapen edhe disa civilë

Një sulm i frikshëm është kapur nga një kamerë sigurie në Severodonetsk, në rajonin e Luhanskut.

Rusët kanë qëlluar sërish mbi një zonë të banueshme në Ukrainë, ku siç shihet ka edhe civilë. Ata menjëherë janë shtrirë në tokë për t’u mbrojtur nga shpërthimet.

Ora 18:39
Blinken: Kam frikë se ajo që pritet të zbulohet në Ukrainë, do të jetë më e tmerrshme se në Bucha

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken shprehu sot frikën për ngjarjet që pritet të zbulohen pas masakrës në Bucha.

“Kam frikë nga zbulimet e ardhshme më të tmerrshme se Bucha. Kam frikë se ajo që zbulojmë në ditët dhe javët e ardhshme në Ukrainë do të jetë më e tmerrshme se ajo që kemi parë në Bucha.”, tha ai.

Ora 18:24
Kievi: Rusët vrasin qentë dhe më pas i hanë

Ukraine.jpg" style="height:506px; width:780px" />

Pushtuesit rusë vrasin qentë, i rrjepin lëkurën dhe më pas i hanë”. Kështu deklaroi këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Kievit, Anton Geraschenko.

Ora 18:08
‘Pasuria e Putin e shpërndarë tek familjarët’, SHBA do të sanksionojë vajzat dhe bashkëshorten e tij

SHBA do të sanksionojë dy vajzat dhe bashkëshorten e Putin, për shkak se mendohet se një pjesë e pasurisë së tij është shpërndarë tek familjarët e tij.

Sanksionet do të synojnë gjithashtu gruan dhe vajzën e ministrit të jashtëm Sergei Lavrov.

Zyrtari tha se nëse Putin do të ndalonte agresionin në Ukrainë, sanksionet e SHBA potencialisht do të ngadalësoheshin ose do të ndërpriteshin.

Biden gjithashtu pritet të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv i cili do të ndalojë investimet e reja ruse në vend.

Ora 17:57
Kievi: Zona rreth termocentralit të Çernobilit mbetet në rrezik

1649260701_247960752x440.jpg

Përfaqësuesit e termocentralit bërthamor të Çernobilit paralajmëruan se territori i termocentralit është ende i rrezikshëm për shkak të zjarreve, minave që janë instaluar nga forcat ruse dhe rritjes së grimcave radioaktive në ajër për shkak të kalimit të automjeteve ushtarake ruse.

Për momentin, përfaqësuesit e uzinës kanë këshilluar që qytetarët të mos shkojnë në territor.

Ora 16:23
Moska ngre akuza të forta: Kievi po torturon ushtarët rusë

Moska ka ngritur shpesh akuza ndaj Ukrainës lidhur me të vërtetat e faktet që publikojnë nga situata e luftës në vend.  Këtë herë Moska ka ngritur një akuzë të re.

“Ju po torturoni ushtarët rusë”, kjo ishte deklarata e fundit e Moskës sa i përket luftës në Ukrainë.

Kështu deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Moskës, cituar nga TASS, duke shtuar se ky vendim mund të çojë në “imagjinoni se ushtarët rusë të kapur nuk janë mirë”.

Ora 16:09
Qindra viktima dhe të plagosur, kryebashkiaku i Mariupolit: Është bërë Aushvici i ri

“Mariupol është bërë Aushvici i ri”, kështu tha kryebashkiaku i qytetit port në Ukrainën jugore, Vadym Boychenko.

“Racistët e kanë kthyer të gjithë qytetin në një kamp shfarosjeje. Fatkeqësisht, analogjia shqetësuese po fiton gjithnjë e më shumë konfirmim”, tha ai.

Boychenko shtoi gjithashtu “se kjo nuk është më Çeçeni apo Aleppo. Ky është Aushvici ose Majdaneku i ri”. Kryebashkiaku flet për “dhjetëra mijëra” viktima civile, duke kujtuar se një javë më parë vlerësimet e ulëta flisnin për 5 mijë të vrarë në Mariupol.

Ora 15:56
Putin akuza Ukrainës: Na provokuat në Bucha, s’kemi vrarë asnjë civilë! Mediat perëndimore bashkëpunëtore

«Ka prova të mjaftueshme se Rusia nuk është fajtore për krimet në Bucha».Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova, e cituar nga Tass, duke akuzuar Ukrainën se ka provokuar. Sipas saj edhe mediat perëndimore janë bashkëpunëtore.

"Asnjë civil i vetëm nuk u godit gjatë qëndrimit të forcave ruse në Bucha," tha Zakharova.

Të njëjtën deklaratë bëri edhe Putin gjatë telefonatës së tij me kryeministrin  hungarez Viktor Orbán.

Ora 15:43
Të shtrirë në mes të rrugës me duar të lidhura, protestuesit inskenojnë masakrën në Bucha! Ngjarja që la botën të 'ngrirë'

Një gjest  shumë prekës kanë bërë një grup protestuesish në Lituani kundër agrersionit rus në Ukrainë. Ata janë shtrirë në mes të rrugës me duart të lidhura mbrapa kurrizit, në shenjë solidariteti për masakrën në qytetin e Buchës.

Ky është një inskenim i tmerrit që kemi parë në video ditët e fundit në rrugët e përgjakura në Buchës.

Ngjarja është regjistruar në ambasadën gjermane në Vilnius, Lituani.

 

 

Ora 15:03
Po largohej nga Kievi për t’i shpëtuar luftës, ja historia e dhimbshme e vogëlushes, varka me të cilën po udhëtonte u bombardua nga rusët

Kjo është Sasha, vajza e vogël ukrainase që u largua nga Kievi muajin e kaluar së bashku me gjyshen e saj. Si shumë fëmijë të tjerë u larguan për një jetë larg bombardimeve dhe rrezikut të vdekjes, por asgjë nuk shkoi siç kishin planifikuar...
Varka e tyre u përmbyt nga artileria e rëndë ruse në lumin Dnipro. Sasha u zhduk, ndërsa pas një muaj kërkimi intensivë e vogla u gjet e vdekur.

Kjo është një tjetër histori e dhimbshme lufte nga Ukraina.

Ora 14:49
Papa: Jemi dëshmitarë të pafuqisë së OKB-së

"Në luftën aktuale në Ukrainë, ne jemi dëshmitarë të pafuqisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara". Kështu tha Papa, i cili shtoi se ne flasim shpesh për 'gjeopolitikë', por fatkeqësisht logjika dominuese është ajo e strategjive të shteteve më të fuqishme për të mbrojtur interesat e tyre .

“Pas Luftës së Dytë Botërore është bërë përpjekje për të hedhur themelet për një histori të re të paqes, fatkeqësisht nuk mësojmë, por fatkeqësisht historia e vjetër e fuqive të mëdha konkurruese ka vazhduar”, shtoi ai.

Papa Françesku tregoi flamurin ukrainas tw ardhur nga Bucha.

“Dje pikërisht nga Buça – tha – ma sollën këtë flamur, vjen nga lufta, pikërisht nga ai qytet i munduar”.

"Lajmet e fundit për luftën në Ukrainë, në vend që të sjellin lehtësim dhe shpresë, dëshmojnë për mizori të reja, siç është masakra e Buçës. Gjithnjë e më shumë mizori të tmerrshme, të kryera gjithashtu kundër civilëve, grave dhe fëmijëve të pambrojtur. Ata janë viktima të pafajshëm të të cilëve gjaku i thërret parajsës dhe lutet: t'i jepni fund kësaj lufte, të heshtin armët, të mos mbillni vdekjen dhe shkatërrimin. Le të lutemi së bashku për këtë”, tha Papa 

Ora 14:45
Kiev: 10 ndërtesa në Lugansk në flakë pas bombave ruse

1649009670_bombardimekharkiv.jpg

Të paktën 10 ndërtesa janë bombarduar në qytetin ukrainas të Sievierodonetsk, në Lugansk. Për momentin nuk ka asnjë lajm për viktima. 

Ora 14:42
Kiev: 25 gra nga 14-24 vjeç janë përdhunuar në Bucha

1649143929_Femijeukraine.jpg

25 gra dhe vajza kanë raportuar se janë përdhunuar nga ushtria ruse në Bucha. Kështu tha Lyudmyla Denisova, komisionere për të drejtat e njeriut në Parlamentin e Ukrainës. 

Denisova shpjegoi se një linjë ndihmëse e dedikuar ka marrë të paktën 25 raportime për përdhunim të grave dhe vajzave ndërmjet moshës 14 dhe 24 vjeç nga ushtarë rusë. 

“Ne do të vazhdojmë të dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet”, tha ajo.

Ora 14:41
Nesër votohet për Rusinë jashtë Këshillit të të Drejtave të OKB

1648606036_1647389885OKB.jpg

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë nesër pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.

Ora 14:40
Holanda sekuestron 14 jahte ruse


Autoritetet doganore holandeze kanë sekuestruar 14 super jahte që besohet se janë në pronësi të oligarkëve rusë nga ndërtuesit holandezë të anijeve. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Wopke Hoekstra, cituar nga mediat holandeze. Anijet luksoze nuk mund të dorëzohen zyrtarisht dhe nuk mund të largohen nga vendi për shkak të sanksioneve kundër Rusisë, Bjellorusisë, Putinit dhe oligarkëve rusë.

Ora 14:31
Shtetet e BE-së shtyjnë sanksionet ndaj Rusisë

1649248506_257892.jpg

Vendet e BE-së kanë shprehur konsensus për paketën e pestë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, por për t'i dhënë kohë çështjeve teknike, vendimi formal është shtyrë për nesër. Kjo u mësua nga burime nga mbledhja e Komisionit ku morën pjesë ambasadorët e 27-të vendeve pranë institucioneve të BE-së. Midis sanksioneve është ajo se si duhet të sillemi në lidhje me kontratat e vendosura midis vendeve të BE-së dhe Rusisë për importin e qymyrit, objekt i paketës së pestë të masave.

Ora 12:42
Zelensky akuzon Rusinë: Po përdor urinë si armë për të marrë Mariupolin

1649195432_zelensky.jpg

Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin irlandez këtë mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për përdorimin e urisë si armë për të kapur Mariupolin, qytetin port të shkatërruar nga rrethimi disa javësh, ku sipas organizatave humanitare, situata tani është e dëshpëruar.

‘Duke bllokuar portet dhe anijet që transportojnë ushqime në vendet e Azisë dhe Afrikës, Rusia rrit qëllimisht çmimet e ushqimeve duke parandaluar luftimin e urisë në vendet e varfra, ashtu siç përdor armën e urisë për të nënshtruar Mariupolin’", tha Zelensky. 

Ora 12:32
Johnson kritikon FIFA: Rusia duhet të përjashtohet

Boris Johnson kritikoi ashpër FIFA-n se ka mirëpritur edhe delegacionin rus në kongresin e fundit botëror të mbajtur në Doha me rastin e shortit të Kupës së Botës. Javën e kaluar, zyra e kryeministrit britanik i dërgoi një letër presidentit Gianni Infantino, ku shprehte "zhgënjimin" e Mbretërisë së Bashkuar që pa  liderët rusë të pranishëm në Katar.

Ora 12:29
I vihet flaka vilës së oligarkut rus në liqenin e Komos, dyshohet i qëllimshëm

I vihet zjarri vilës së prezantuesit rus Vladimir Solovyev, mbështetës i Putinit, në Menaggio në liqenin e Komos. Sipas hetimeve paraprake, zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi është mësuar se janë përdorur goma. Krabinierët kanë sekuestruar kamerat filmike për të rënë në gjurmët e autorëve. Kujtojmë që Italia ka vendosur sankione ndaj oligarkëve rus, pjesë e të cilëve ka qenë edhe Solovyev.

Ora 12:27
Kiev: Është rënë dakord për 11 korridore humanitare për sot

1649240898_IrynaVereshchuk.jpg

Për sot në Ukrainë janë rënë dakord për 11 korridore humanitare. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Në veçanti nga Mariupol dhe Berdians drejt Zaporizhzhia. Njerëzit do të duhet të lëvizin me makina private. Ndërkohë që 3800 persona janë evakuuar dje përmes korridoreve humanitare.

Ora 10:07
Presidenti i Këshillit Evropian: Azil për ushtarët rusë që nuk duan të luftojnë kundër Ukrainës

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian u ka ofruar azil të gjithë ushtarëve rus të cilët refuzojnë që të jenë pjesë e ushtrisë ruse.

“Kam një mesazh për ushtarët rusë në front: nëse nuk doni të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave tuaja ukrainase dhe nuk doni të bëheni kriminelë, hidhni armët, ndaloni së luftuari dhe largohuni. I ofrojmë azil këtyre ushtarëve rusë që nuk u binden urdhrave rusë", tha Michel.

Ora 09:50
Borrell: Duhet të vazhdojmë të armatosim Ukrainën

1648648906_borrell.jpg

‘Duhet t'i japim fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur. Por kur mbaron lufta, si përfundon ajo? Sa më shpejt që të jetë e mundur. Na intereson se si përfundon kjo luftë. Sepse nëse përfundon me një vend të shkatërruar, të dominuar dhe të neutralizuar, me miliona të mërguar e mijëra të vdekur, jo, nuk duam që të përfundojë kështu. Dhe që kjo të mos përfundojë në këtë mënyrë, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën duke e furnizuar atë me armë. Ne duhet të vazhdojmë të armatosim Ukrainën’, janë fjalët e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, në Parlamentin Evropian.

Ora 09:32
Kiev: Gjatë natës Rusia goditi depon e naftës në Dnipropetrovsk

1649230495_ukraine.jpg

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko ka deklaruar se Rusia ka sulmuar gjatë natës një depo të naftës, ku tha se për pasojë ka një zjarr të fuqishëm, ku po punohet për shuarjen e saj.

"Gjatë natës, ushtria ruse kreu disa sulme ajrore në rajonin e Dnipropetrovsk dhe goditi një depo nafta. Nata ishte alarmante dhe e vështirë. Armiku sulmoi rajonin tonë nga lart dhe goditi depon e naftës dhe një nga uzina. Depoja e naftës me karburantin është shkatërruar. Ekipet e shpëtimit janë ende duke luftuar me flakët e objektit. Ka një zjarr të madh. Karburanti po digjet", tha ai, teksa nuk dihet nëse ka viktima.

Ora 09:17
FOTO/ Masakra në Bucha, gjenden 6 trupa të djegur të vënë njëri mbi tjetrin, mes tyre një fëmijë

Gjashtë trupa të djegur të vendosur mbi njëri-tjetrin janë gjetur në Bucha duke rënduar edhe më tej masakrën e kryer në atë qytet nga trupat ruse.

Një nga kufomat ishte më e vogël se të tjerat, ndoshta e një fëmije, tha Andrii Nebytov, kreu i policisë në rajonin e Kievit. Një nga kufomat kishte një plagë me armë në kokë.

“Është e tmerrshme”, tha Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrsky në vendngjarje, ndërsa shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin duhet “të shkojë në ferr”.

Ora 09:04
Moskë: Ne do t'i përgjigjemi çdo akti armiqësor ndaj nesh

1649167356_Putin.jpg

Moska ‘do t'i përgjigjet çdo akti armiqësor kundër Rusisë’, thotë Ministria e Jashtme. Deklarata i referohet dëbimit të diplomatëve rusë nga vende të ndryshme evropiane: kundërmasat - sipas të gjitha gjasave - do të parashikojnë dëbimin e përfaqësuesve të vendeve që kanë vendosur të ndëshkojnë zyrtarët rusë.
 

Ora 08:58
Sanksione të reja, BE shënjestron dy vajzat e Putinit

Katerina Tikhonova, 35, dhe Mariya Vorontsova, 36 vjeç, dy vajzat e Putinit janë në shënjestër të BE për të vendosur sanksione.

Pas krimeve të luftës të kryera në Ukrainë dhe masakrës në Bucha, Be synon të shtojë sanksionet që përfshijnë oligarkë, politikanë dhe rrethin e ngushtë të Putinit.

Dy vajzave të Putinit pritet t’u ngrijnë asetet dhe ndalimi i udhëtimeve në të gjithë Europën.

Ora 08:25
Prokurori i Kievit: Të paktën 5 mijë krime lufte nën hetim

1649212622_bucha.jpg

Të paktën 5,000 krime lufte të kryera nga rusët janë aktualisht nën hetim në Ukrainë tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës Irina Venediktova në një konferencë në Bucha.

 “Edhe në këtë situatë mizore, krimet e luftës janë të parat që shfaqen në rend, pasuar nga krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi”, tha Venediktova.

Ora 08:17
Moska po fokusohet në kontrollin e plotë të Donetsk dhe Luhansk

1649151645_luftaneukraine.jpg

Forcat ruse janë të përqendruara kryesisht në operacionin për ‘kontroll të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Luhansk’: kjo është vërejtur nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. Kievi vëren se ka pasur sulme të vazhdueshme edhe në zonat lindore të vendit, por pa sukses dhe konfirmon se forcat ruse vazhdojnë sulmin në Mariupol, një nga qytetet më të bombarduara dhe më të dëmtuara nga luftimet, i mbrojtur me sukses nga trupat ukrainase.

Ora 07:45
Makina përplaset me portën e ambasadës ruse në Rumani, një i vdekur (VIDEO)


BUKURESHT — Policia në kryeqytetin rumun thotë se një makinë është përplasur në portën e ambasadës ruse, duke shpërthyer në flakë dhe duke e lënë të vdekur në vend.

Policia lokale  thotë se makina u përplas në portë rreth orës 6 të mëngjesit të së mërkurës, por nuk hyri në kompleksin e ambasadës. Video e ngjarjes pasuese tregoi se makina u përfshi nga flakët ndërsa personeli i sigurisë vrapoi nëpër zonë.

Sipas policisë, zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje kanë mundur të shuajnë zjarrin por drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Akoma nuk ka një informacion për një motiv të mundshëm apo detaje të tjera.

Ora 07:43
Dora që tronditi botën nga masakra e rusëve në Bucha është e Irinës

1649224086_kateina.jpg

Ushtria ruse kreu një masakër të vërtetë në Bucha, ku civilë u vranë pa mëshirë dhe u lanë rrugëve në qyteti. Tashmë ka nisur edhe identifikimi i viktimave dhe një prej tyre është Irina, dora e së cilës u kthye në simbol të masakrës në Bucha. Ajo ishte një vajzë e re, ëndrrat e së cilës u ndërprenë në mes nga lufta.

Imazhi i Irinës është zbuluar nga kryeredaktorja e një mediaje në Ukrainë, Katerina Sergatskova.

“Kjo është Iryna para se Rusia të vinte në tokën tonë. Ajo po mësonte grimin dhe kishte plane. Ajo jetonte në Bucha. Kjo është dora e saj me manikyr në foton grafike që shumë prej jush e kanë parë. Rusët vranë Irynën dhe qindra njerëz si ajo. Vetëm sepse ishin ukrainas”, – shkroi ajo në Twter.

Ora 06:52
Inteligjenca britanike: Mariupol nën sulm nga Rusia

Sipas shërbimeve të inteligjencës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar, luftime të rënda dhe sulme ajrore janë duke u zhvilluar në Mariupol. Raporti pretendon se shumica e rreth 16,000 banorëve të mbetur në qytet janë pa energji elektrike, ujë dhe ilaçe.

Ora 06:45
Pritja e refugjatëve nga Ukraina, ndërkombëtarët ndihmojnë Moldavinë me 660 milionë euro

ukraine.jpg" style="height:405px; width:780px" />

Donatorët evropianë dhe ndërkombëtarë kanë rënë dakord të dërgojnë 659.5 milionë euro ndihmë për Moldavinë, vendin më të varfër në Evropë, i cili pret mbi 100,000 refugjatë ukrainas.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka siguruar se Gjermania do të punojë për të ndihmuar Moldavinë të çlirohet nga varësia e saj nga Rusia për furnizimet me energji.
 

Ora 06:36
Twitter do të vendosë kufizime për propagandën nga Kremlini

Twitter do të vendosë kufizime në profilet e qeverisë ruse për të kufizuar ndikimin e propagandës në rrjetet sociale. Twitter i njoftoi ato, duke shpjeguar se llogaritë zyrtare nuk do t'u "rekomandohen" më përdoruesve të rrjetit në të gjitha kategoritë e aplikacionit, përfshirë kërkimet, siç raporton The Guardian.
 

Ora 06:09
Lufta në Ukrainë, India mbështet hetimin e vrasjeve civile nga Rusia në Bucha

ukraine.png" style="height:514px; width:780px" />

India tha se "dënoi pa mëdyshje" vrasjet në Bucha dhe mbështeti thirrjen për një hetim të pavarur mbi "raportet thellësisht shqetësuese", shkruan BBC.

Imazhet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar me sa duket në vende publike janë më tronditëset që dalin nga Ukraina.

Dënimi nga India në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën është deklarata më e fortë e vendit për Ukrainën dhe Rusinë që nga fillimi i luftës.

India deri më tani ka abstenuar nga votimi për rezolutat në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut që dënojnë veprimet ruse.

Vendi ka një histori të gjatë të ndjekjes së një strategjie të paangazhuar në politikën ndërkombëtare. Por akti i saj balancues diplomatik është nën presionin e vendeve perëndimore për të ndihmuar në frenimin e Rusisë.

India, e cila varet nga Rusia për importet e naftës, u kritikua nga SHBA dhe Australia javën e kaluar për shqyrtimin e një propozimi rus që minon sanksionet perëndimore.

Ora 05:53
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës: 5 mijë krime lufte të kryera nga rusët janë nën hetim

Së paku 5000 krime lufte të kryera nga rusët janë aktualisht nën hetim në Ukrainë, njoftoi prokurorja e përgjithshme e Ukrainës Irina Venediktova në një konferencë në Bucha, raportuar nga disa media, mes të cilave edhe Kyiv Independent. 

“Edhe në këtë situatë mizore, krimet e luftës janë të parat që shfaqen në rend, pasuar nga krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi”, tha Venediktova.
 

Ora 05:40
YouTube pezullon kanalin e vlogerit kinez që raportonte për luftën në Ukrainë

YouTube ka pezulluar llogarinë e një vlogeri kinez që raporton mbi pushtimin rus të Ukrainës. Wang Jixian, një banor i Odessa për katër vitet e fundit, u tha se ai kishte postuar video të pushtimit rus për të kundërshtuar narrativën e Kinës për atë që po ndodhte në vend. Ai thotë se kishte marrë mesazhe të shumta për të mos “provokuar” Pekinin.

Kina ka bërë përpjekje të përbashkëta për të mbytur pikëpamjet e forta në lidhje me konfliktin në vend dhe është përmbajtur nga dënimi i Rusisë deri më tani.

"Unë po kundërshtoj gënjeshtrat dhe panikun duke raportuar nga vija e parë," i tha Wang Radio Free Asia.

Ai thotë se llogaria e tij në YouTube është pezulluarpër postimin e "përmbajtjes së dhunshme" në një video nga 28 marsi. Wang thotë se ankesa e tij kundër pezullimit u injorua nga platforma. BBC ishte në gjendje të konfirmonte se megjithëse kanali është hapur, Wang nuk është në gjendje të postojë video të reja.

Censorët kinezë kanë goditur gjithashtu videot e Wang në aplikacionin e mesazheve WeChat dhe Douyin, versioni i vendit të TikTok. Llogaritë e mediave sociale kineze të Wang u ndaluan më parë pasi ai foli për CNN.

Ora 05:18
Presioni ndaj Putinit, Zelanda e Re do të vendosë tarifën 35% për importet ruse

Zelanda e Re tha se do të vendosë një tarifë 35% për të gjitha importet ruse dhe do të zgjasë ndalimet ekzistuese të eksportit për të përfshirë "produktet industriale të lidhura ngushtë me industritë strategjike ruse".

"Këto rritje tarifash funksionojnë në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, ndërsa ne kërkojmë të bëjmë presion mbi regjimin e Putinit," tha Ministri i Tregtisë së Zelandës së Re Damien O'Connor. 

"Këto sanksione tregtare, përveç masave të tjera të marra tashmë, punojmë së bashku me Ukrainën dhe partnerët ndërkombëtarë për të bërë presionin më të madh të mundshëm mbi regjimin e Putinit për të ndërprerë armiqësitë."

Masat do të hyjnë në fuqi më 25 prill, sipas një deklarate të përbashkët nga ministria e jashtme dhe ministria e tregtisë së Zelandës së Re.    

Eksporti i produkteve industriale si pajisjet e telekomunikacionit dhe motorët do të ndalohet. 

“Imazhet dhe raportet që dalin për mizoritë e kryera kundër civilëve në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës janë të neveritshme dhe të dënueshme, dhe Zelanda e Re vazhdon t'i përgjigjet akteve të pamenduara të agresionit të Putinit”, tha Ministrja e Jashtme e Zelandës së Re, Nanaia Mahuta.

Mahuta tha se Zelanda e Re i ka bërë thirrje Rusisë që të mbahet përgjegjës për krimet e luftës dhe, së bashku me 41 vende të tjera, mbështet një ndjekje penale të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Ora 04:36
Kryebashkiaku: I kam parë personalisht ekzekutimet, rusët vranë 320 civilë në Bucha

Kryetari i bashkisë së qytetit të Bucha ka thënë për BBC se rreth 320 civilë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit.

Duke folur në Word Tonight, Anatoli Fedoruk tha se kishte parë personalisht ekzekutimet e disa njerëzve nga forcat e Moskës.

"Kam parë disa episode," tha Fedoruk. "Ishin tre makina civile që përpiqeshin të evakuoheshin drejt Kievit dhe ata u qëlluan brutalisht. Ishte një grua shtatzënë, burri i së cilës bërtiste duke i kërkuar të mos e qëllonte, por ata thjesht e qëlluan brutalisht."

Fedoruk gjithashtu pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur politikanë vendas gjatë pushtimit të tyre.

Ai i bëri thirrje ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka mohuar akuzat për krime lufte nga trupat e Moskës, të "kalojë në qytetin e Bucha dhe të shohë trupat e njerëzve të vdekur dhe të shikojë në sy familjet, nënat, burrat e tyre, fëmijë që mbetën jetimë”, shkruan BBC.

Ora 04:21
Lufta ndaj Rusisë, SHBA do të dërgojë furnizime me raketa Javelin në Ukrainë

Uashingtoni ka njoftuar se do të japë 100 milionë dollarë ndihmë shtesë për të mbështetur sigurinë e Ukrainës. Ndërhyrja ka për qëllim furnizimin me raketa antitank Javelin për ushtrinë ukrainase që i kishte kërkuar ato, dhe mbështetet në paketën e financimit të miratuar nga Kongresi për Ukrainën. 

"Unë kam autorizuar, pas një delegacioni nga presidenti, 100 milionë dollarë për të plotësuar nevojën urgjente të Ukrainës për sisteme anti-blinda," tha Sekretari i Shtetit Blinken, i cili është me seli në Bruksel.

Ora 03:47
Forcat Ajrore të Ukrainës: Shkatërruam 8 raketa ruse u shkatërruan brenda një dite

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se tetë raketa ruse u shkatërruan brenda një dite, shkruan The Kyiv Independent. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë më 5 prill se në një përpjekje për të shmangur zonat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, forcat ruse në vend të kësaj kanë lëshuar raketa nga Bjellorusia.
 

Ora 03:16
Kryebashkiaku ukrainas: Deri në 200 njerëz janë të zhdukur dhe supozohet të vdekur në Borodyanka

Deri në 200 njerëz janë të zhdukur dhe të supozuar të vdekur, sipas Heorhii Yerko, kryebashkiaku në detyrë i Borodyanka, i cili tha po ashtu më 5 prill se numri është një vlerësim i përafërt i atyre që janë nën rrënojat e sulmeve ajrore ruse, raporton New York Times. Borodyanka, një qytet në veriperëndim të Kievit, ishte një nga të parët që u sulmua nga bombardimet ajrore rus

Ora 03:05
Gjenerali i lartë amerikan: Të dërgohen më shumë trupa ushtarake për Evropën Lindore

Gjenerali i lartë amerikan, Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët Mark Milley, u tha ligjvënësve amerikanë të martën se SHBA duhet të shikojë dërgimin e më shumë trupave në Evropën Lindore për të penguar agresionin rus.

Në dëshminë e tij të parë në Kongres që nga fillimi i pushtimit, Milley tha se trupat amerikane duhet të qarkullojnë nëpër bazat e krijuara nga partnerët e NATO-s, në vend që të qëndrojnë të vendosura atje në një kapacitet të përhershëm.

"Këshilla ime do të ishte krijimi i bazave të përhershme, por mos staciononi (forcat) përgjithmonë, kështu që ju merrni efektin e qëndrueshmërisë nga forcat rrotulluese që kalojnë nëpër baza të përhershme," tha ai.

“Unë besoj se shumë nga aleatët tanë evropianë, veçanërisht ata të tillë si Balltiku, Polonia dhe Rumania, apo të tjera, ata janë shumë, shumë të gatshëm të krijojnë baza të përhershme. Ata do t'i ndërtojnë, ata do të paguajnë për to."

Ai vazhdoi duke e quajtur luftën në Ukrainë "kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë e Evropës dhe ndoshta botës në 42 vitet e mia të shërbimit me uniformë".

"Ishujt e Paqësorit dhe plazhet e Normandisë dëshmuan për tragjedinë e pabesueshme që i ndodh njerëzimit kur kombet kërkojnë pushtet përmes agresionit ushtarak përtej kufijve sovranë," tha Milley.

"Megjithë sulmin e tmerrshëm ndaj institucioneve të lirisë, është inkurajuese të shohësh tubimin botëror dhe t'i thuash kurrë më spektrit të luftës në Evropë."
 

Ora 02:58
Lufta/ Turqia dhe Estonia njoftojnë kthimin e ambasadave në Kiev

Ambasada turke në Ukrainë njoftoi më 5 prill se ambasada e saj në Ukrainë do të zhvendoset nga Chernivtsi në Kiev dhe do të rifillojë operacionet më 6 prill. Ministria e Punëve të Jashtme ukrainase tha më herët më 5 prill se ambasadori i Estonisë në Ukrainë do të kthehet gjithashtu në Kiev, shkruan The Kyiv Independent.

Ora 02:40
Ukraina: Mbi 400 njerëz të zhdukur nga Hostomel në rajonin e Kievit

Shefi i Administratës Ushtarake të Hostomel Taras Dumenko tha në një intervistë me radion Hromadske se shumë të identifikuar si të zhdukur ose të vrarë ende nuk janë gjetur, por se disa banorë u gjetën në Bucha, një shenjë sipas Dumenkos se forcat ruse kishin zhvendosur njerëzit, shkruan The Kyiv Independent. Dumenko beson se forcat ruse mbuluan më me kujdes gjurmët e tyre në Hostomel, pasi ishte më larg nga vija e frontit.

Ora 02:24
OBSH: Do të sigurojmë ilaçe për pacientët ukrainas me HIV për 12 muajt e ardhshëm

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se do të ofrojë mijëra doza të barnave antiretrovirale në Ukrainë për të plotësuar nevojat e pacientëve me HIV në vend për 12 muajt e ardhshëm. 

Në Ukrainë, rreth 260,000 njerëz janë të prekur nga HIV, vendi i dytë më i prekur në Evropë pas Rusisë, dhe para pushtimit nga Moska rreth gjysma e tyre ishin në trajtim antiretroviral.

Ora 02:09
Boris Johnson thirrje rusëve: Kërkoni të vërtetën për luftën në Ukrainë, Putin nuk po vepron në emrin tuaj

Boris Johnson u bëri thirrje qytetarëve rusë që të "kërkojnë të vërtetën" në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruan The Kyiv Independent.

“Presidenti juaj akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës”, tha në rusisht kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në fjalimin e tij më 5 prill, ndërsa në ekran shfaqen imazhe të trupave të vdekur dhe varreve masive. "Por nuk mund ta besoj se ai po vepron në emrin tuaj," shtoi më tej ai.

Ora 02:01
Sanksionet/ Udhëheqësit evropianë po planifikojnë të heqin gradualisht importet e qymyrit rus

rusi.png" style="height:599px; width:780px" />

Udhëheqësit evropianë kanë planifikuar të heqin gradualisht importet ruse të qymyrit në përgjigje të skenave tronditëse në Bucha, një periferi e Kievit.

Të martën, Komisioni Evropian propozoi një ndalim me faza prej 4 miliardë eurosh (4.3 miliardë dollarë) të importeve të qymyrit rus në vit, si pjesë e paketës së pestë të sanksioneve. Propozime të tjera synojnë teknologjinë ruse dhe importet e prodhimit, me vlerë 10 miliardë euro të tjera (10.9 miliardë dollarë).

Evropa ka vendosur  sanksione ndëshkuese ndaj ekonomisë së Rusisë që kur tanket e Putinit u futën në Ukrainë në fund të shkurtit, por nuk synuan sektorin energjetik të Rusisë, deri më tani.

Imazhet e civilëve të paarmatosur, të lidhur dhe të pushkatuar, të shtrirë përgjatë rrugëve të Buçës, të cilat deri vonë ishin nën pushtimin rus, i kanë bindur udhëheqësit të ndryshojnë qëndrim.

Më shumë detaje mbi raundin e ri të sanksioneve, duke përfshirë afatin kohor për ndalimin e qymyrit, priten të mërkurën kur ambasadorët e BE të takohen për bisedime. Masat ende kanë nevojë për miratimin e të 27 shteteve anëtare, shkruan CNN.

Sanksionimi i qymyrit do të prekë disa vende evropiane, por është ndër burimet më të lehta të energjisë për t'u hequr, shumica e botës tashmë po bën pikërisht këtë.

 Pyetja më e ndërlikuar është: Çfarë ndodh më pas?
 

Ora 00:53
Prokuroria e Ukrainës: Ushtria ruse ka abuzuar dhe torturuar edhe fëmijët e burrat

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Irina Venediktova, pretendon se ushtria ruse në Ukrainë ka kryer dhunë seksuale jo vetëm ndaj grave dhe burrave, por edhe ndaj fëmijëve dhe të moshuarve. Këtë e raporton Ukrainska Pravda. 

Policia ka marrë një sërë ankesash, disa prej të cilave janë përhapur edhe në rrjetet sociale. Prokurori, tha Venediktov në një takim koordinues me organet e zbatimit të ligjit dhe agjencitë qeveritare, ranë dakord për nevojën e përdorimit të protokolleve ndërkombëtare për hetimin e këtyre krimeve të luftës, duke kërkuar që të konstatohet çdo rast i abuzimit seksual ndaj viktimave të konfliktit, shkruan Corriere.

Ora 00:47
Zelensky: Pavarësisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në botë nuk ka siguri për askënd

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vuri në dyshim efektivitetin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një fjalim të regjistruar të martën, duke përsëritur komentet e tij nga fjalimi i tij virtual në OKB më herët të martën. 

"Këshilli i Sigurimit i OKB-së ekziston dhe megjithatë nuk ka siguri në botë për askënd," tha Zelensky.

 "Pala e vetme fajtore është një vend, Rusia, e cila diskrediton të gjitha institucionet dhe bllokon arkitekturën globale për hir të përhapjes së gënjeshtrave. dhe duke justifikuar të keqen që kryen. Jam i sigurt se bota do ta shohë këtë dhe do të nxjerrë përfundime," tha ai. 

Zelensky përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për largimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. 

“I sugjeroj Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të gjitha vendeve të tjera që respektojnë të drejtën ndërkombëtare, disa veprime specifike që mund të ndryshojnë situatën. Në veçanti, ne po flasim për një konferencë të përgjithshme në Kiev për të parë se si mund të reformojmë arkitekturën globale në dritën e Federatës Ruse që ende ka një vend të përhershëm në Kombet e Bashkuara," tha ai.  

Ai vuri në dukje se "betejat më të vështira" janë ende duke u zhvilluar në Donbas dhe Kharkiv. 

Zelensky tha gjithashtu se po përgatitet të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Së bashku do të punojmë në Kiev, kjo do të vlerësohet nga shumë njerëz në botë, sepse tani Kievi është kryeqyteti i demokracisë globale dhe lufta për liri për të gjithë në kontinentin evropian”, tha Zelensky.
 

Ora 00:35
Kievi: Rusët bllokuan autokolonën e evakuimit për në Mariupol

Trupat ruse lejuan 1,496 civilë të largoheshin nga qyteti i rrethuar i Mariupolit me automjete private, por bllokuan hyrjen e një autobusi evakuimi. Ankesa vjen nga zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk, e cila theksoi se si forcat ruse penguan autobusët e shoqëruar nga punëtorët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të shkonin në qytetin port. Civilët që arritën të largoheshin me automjetet e tyre personale udhëtuan për në Zaporizhzhia.

Ora 00:25
Shtëpia e Bardhë: SHBA dhe aleatët do vendosin një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë

Një raund i ri sanksionesh do të vendoset ndaj bankave dhe zyrtarëve rusë nga SHBA dhe aleatët e saj pasi Moska u akuzua për kryerjen e krimeve të luftës në qytetin ukrainas Bucha.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha sot se sanksionet e reja do të rrisin kufizimet ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe do të synojnë zyrtarët e qeverisë ruse dhe familjet e tyre.

Masat do të "degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëme akute dhe të menjëhershme ekonomike ndaj Rusisë dhe do të mbajnë përgjegjës kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e presidentit rus Vladimir Putin," tha ajo, shkruan Sky News.

Zonja Psaki vazhdoi duke thënë se paketa gjithëpërfshirëse e sanksioneve, e cila do të shpallet nesër në koordinim me G7 dhe BE, do ta dërgonte Rusinë "më tej në rrugën e izolimit ekonomik dhe teknologjik".
 

Ora 00:11
Deputetja ukrainase: Putin duhet ndalur me forcë, nuk ka rrugë tjetër

Yevheniya Kravhuck, një deputete e parlamentit ukrainas, tha se e vetmja mënyrë për të fituar luftën kundër Rusisë është në fushën e betejës, sepse nuk ka rrugë tjetër për residentin rus Vladimir Putin.

"E vetmja gjë që mund të mendoj është se si ta ndalojmë këtë dhe e vetmja mënyrë si ta ndalojmë është të dëbojmë rusët nga toka jonë," i tha Kravchuk Jake Tapper të CNN, i cili është në terren në Lviv, Ukrainë, kur u pyet për raportet e vazhdueshme të rusëve që synojnë civilët. 

"Sepse i keni parë këto video në Buça se çfarë bënë kur pushtuan territoret. Ne ndoshta do të shohim diçka të tillë në ato territore që ata mbajnë dhe e kanë marrë që nga shkurti."

Kravchuk vazhdoi duke e përshkruar qytetin e shkatërruar të Mariupolit si një "varrezë masive" ku zyrtarët po e kanë të vështirë të hyjnë për të vlerësuar viktimat civile.

"Ne nuk mund të arrijmë as atje. Ju treguat këto numra që thonë Kombet e Bashkuara, ata vranë civilë, por është shumë, shumë më tepër. Vetëm në Mariupol, konsullata lokale thotë se ka më shumë se 5,000 civilë të vdekur”, tha ajo.

Kravchuk vazhdoi, "Pra, mënyra e vetme është të fitosh fushën e betejës, sepse, e dini, asnjë telefonatë me Putinin, asnjë deklaratë, asnjë tweet, asnjë postim në Facebook nuk mund ta ndalojë atë. Ai duhet të ndalohet me forcë."

Ora 23:49
Zelensky: Duhen sanksione të reja dhe të dhimbshme kundër Rusisë

"Duhet të hetohen mizoritë ruse në rajonin e Kievit dhe Rusia duhet të përballet me sanksione të reja dhe të dhimbshme". 

Kështu thuhet në një postim në Twitter nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili raporton se këtë çështje e ka diskutuar me presidentin francez Emmanuel Macron. 

“Ne diskutuam gjithashtu negociatat dhe ndihmën humanitare për qytetet e bllokuara të Ukrainës. Faleminderit, miku im, për qëndrimet tuaja parimore”, përfundon Zelensky presidentit francez.
 

Ora 23:26
Pushtimi nga Rusia, dëgjohen shpërthime në rajonin e Lviv të Ukrainës

Në Radekhiv, një qytet që ndodhet rreth 70 km larg Lvivit, në Ukrainën perëndimore, u dëgjuan shpërthime që shtynë kreun e administratës ushtarake rajonale Maksym Kozitskii të ftonte popullsinë të qëndronte të strehuar. Ai e shkroi atë në Telegram, ndërsa gazetarët që ndodhen në Lviv dëgjuan zhurmën e sirenave të sulmit ajror.

Ora 23:22
Lufta/ Estonia dhe Republika Çeke dërgon armë vdekjeprurëse në Ukrainë

Estonia i ka dorëzuar Ukrainës raketa dhe mina antitank, armë automatike, municione, granata njëpërdorimshme dhe granata dore, shkruan The Kyiv Independent.

E ndërsa edhe Republika Çeke ka dërguar disa tanke në Ukrainë, tha një burim i mbrojtjes për Reuters sot, duke konfirmuar një raport të transmetuesit publik të Televizionit Çek.

Televizioni çek fillimisht raportoi se tanket T-72 dhe mjetet luftarake të këmbësorisë BVP-1 ishin dërguar në vendin e shkatërruar nga lufta, ndërsa ai hyri në një javë tjetër lufte me Rusinë.

Një burim nga komuniteti çek i mbrojtjes ka konfirmuar gjithashtu për Reuters se tanket janë dërguar, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

Raportet vijnë ndërsa aleatët e NATO-s përgatiten të diskutojnë dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë kur ministrat e jashtëm të takohen nesër në Bruksel.

Sot, ministrja e Mbrojtjes e Republikës Çeke, Jana Cernochova, i tha parlamentit se nuk do të konfirmonte apo mohonte detajet e ndihmës për Ukrainën.

Zonja Cernochova tha: "Unë vetëm do t'ju siguroj se Republika Çeke po e ndihmon Ukrainën aq sa mundet dhe do të vazhdojë të ndihmojë duke (furnizuar) pajisje ushtarake, të lehta dhe të rënda."
 

Ora 23:15
Propozimi nga BE: Të sanksionohen edhe vajzat e Putinit

BE-ja ka propozuar gjithashtu sanksionimin e dy vajzave të Vladimir Putinit: shkruan Wall Street Journal, duke cituar diplomatë në dijeni të dosjes. Megjithatë, shtetet anëtare nuk e kanë miratuar ende paketën e re të sanksioneve, raporton La Repubblica.

Ora 23:06
SHBA sanksionon Hydra-n, platforma më e madhe ruse e errët e internetit

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Hydra, platformën më të madhe në botë të ueb-it të errët në gjuhën ruse dhe shkëmbimin e monedhës virtuale Garantex.

Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një masë që vjen pas një operacioni të policisë gjermane kundër të njëjtës platformë.

"Veprimi i sotëm i koordinuar me aleatët dhe partnerët tanë bllokon infrastrukturën për sulme kibernetike, si dhe aktorët dhe objektivat e abuzimit me monedhën virtuale për të pastruar pagesat," shpjegoi departamenti, shkruan La Repubblica.

G.B./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja