Borrell: Hyrja e Ukrainës në BE nuk është e lehtë, i’u nevojitën reforma para luftës

Borrell: Hyrja e Ukrainës në BE nuk është e lehtë, i’u nevojitën reforma para luftës

1693560089_josepborrellfontelles1.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, gjatë një interviste për tabloidin The Guardian tha se hyrja e Ukrainës në BE nuk është e lehtë, për shkak se asaj iu desh të bënte shumë reforma para luftës.

"Të gjithë e dinë se do të jetë e vështirë, sepse Ukraina, para së gjithash, është në luftë dhe po shkatërrohet, fjalë për fjalë. Së dyti, asaj iu desh të bënte shumë reforma tashmë para luftës. Dhe së treti, tani Ukraina, si një anëtare e Bashkimit Evropian, tani do të ishte i vetmi vend që do të përfitonte neto”, tha Borrell.

Borrell tha se Ukrainës dhe BE-së do u duhet të ndërmarrin një proçes të gjatë reformash, ku përfshihet edge përdorimi më i madh i votimit të shumicës së cilësuar në takimet evropiane.

Ai shtoi se Ukraina tashmë ka krijuar një dinamikë të re.

“Prandaj, Ukraina dhe BE-ja, vuri në dukje ai, do të duhet të ndërmarrin një proces të gjatë reformash, duke përfshirë përdorimin më të madh të votimit të shumicës së cilësuar në takimet evropiane. Në çdo rast, pranimi i Ukrainës do të thotë fundi i 'siestës' për zgjerimin e BE-së. Për vite e vite ka pasur një lloj ngërçi dhe asgjë nuk ka ndodhur. Ukraina ka krijuar një dinamikë të re", tha Borrell.

Si përfundim Borrell tha: "Disa vendime janë diskutuar për një kohë të gjatë. A duhet të sigurojmë tanke? Ishte një diskutim i gjatë dhe në fund ne furnizuam tanket. A duhet të sigurojmë raketa kundërajrore Patriot? Pati një diskutim të gjatë dhe më në fund ia dolëm. A duhet t'u ofrojmë aftësi forcave ajrore? Është folur vetëm në fillim të luftës. Tani po trajnojmë pilotët për F-16. Sigurisht, një luftë është një luftë dhe nëse doni t'i siguroni armë dikujt që është në luftë dhe merr sulme të rënda, sa më shpejt, aq më mirë”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina sulmon flotën ruse në Detin e Zi! Sulme kibernetik në Krime


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë