Borrell – Kurtit: S’ka rrugë tjetër përveç dialogut, keni marrë besimin për ta shtyrë Kosovën drejt BE-së

Borrell – Kurtit: S’ka rrugë tjetër përveç dialogut, keni marrë besimin për ta shtyrë Kosovën drejt BE-së

S’ka alternativë tjetër përveç dialogut me Serbinë, është shprehur Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

“Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër këtë dialog. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka alternativë tjetër. Duke arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra për ta marrë perspektivën evropiane. Prandaj për këtë unë e inkurajova Z.Kurti që të përfshihet në këtë çështje”, tha Borrell.

Borrell tha se s’ka datë të përcaktuar për takimin Kurti-Vuçiç, por shtoi se janë marrë vesh që të vazhdohet ky proces.

Ndërkohë që Kurti është shprehur se Kosova është e angazhuar në reformat dhe vazhdimin e dialogut.

"Projekti i BE për paqen, demokracinë dhe mirëqenien nuk duhet të merret si i mirëqenë. Duhet të mbrohet. Gjatë takimit me Joseph Borrel, unë e sigurova atë për angazhimin e Kosovës për dialog dhe konfirmova pjesëmarrjen time në darkën e drejtuesve të iniciativës rajonale multilaterale që mbështet perspektivën e BE-së të Gjashtë Partnerëve të Ballkanit Perëndimor më 18 maj’, tha Kurti.

Borrel gjatë takimit ia përmendi Kurtit besimin e madh që e mori nga qytetarët në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Një person kur e merr një mandat kaq të fortë nga qytetarët, do të thotë se ata po ta ofrojnë një mundësi për ta shtyrë Kosovën drejt Bashkimit Evropian, standardeve evropiane dhe ne shpresojmë që ju do ta shfrytëzoni këtë mundësi”, tha Borrel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut