Borrell nesër takim me ministrat e Jashtëm të rajonit: Të promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë

Borrell nesër takim me ministrat e Jashtëm të rajonit: Të promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë

Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell nesër do të zhvillojë një takim BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit.

BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftimin që BE-ja e ka shpërndarë edhe në X (ishTwitter)

Njoftimit i është bashkuar një video e shkurtër, ku tregohet se cilat do të jenë temat e diskutimit. Aty thuhet edhe se Bashkimi Europian mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm si partnerë të besueshëm.

“Ata do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe të sigurisë, përgatitjen e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë, angazhimin politik midis BE-së dhe rajonit janë thelbësore. Përgjigja jonë ndaj sfidave aktuale gjeopolitike është solidariteti dhe bashkëpunimi i ngushtë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe ta promovojmë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë