Borrell nga selia e NATO-s: Kosova dhe Serbia të rrisin vullnetin për marrëveshje mes tyre

Borrell nga selia e NATO-s: Kosova dhe Serbia të rrisin vullnetin për marrëveshje mes tyre

Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga pikat kyçe të diskutimit gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.

Përmes një deklarate të dhënë nga selia e NATO-s, Borrell përsëriti thirrjen kundrejt Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara mes tyre.

”Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për rrugën e tyre europiane”,- është shprehur Borrell.

Ndër të tjera, ai tha se bashkëpunimi mes BE-së NATO-s në Kosovë, për situatën në veri është me rëndësi jetike dhe nënvizoi se këto dy aleanca nuk do të reshtin së punuari për paqen mes dy vendeve.

“Në këtë sesion ne folëm për Ballkanin Perëndimor. Ju e dini se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në. Shumë anëtarë të bllokut janë të angazhuar për stabilitet në këtë rajon dhe shumë shtete të këtij rajoni janë kandidate. Stabiliteti i tyre, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme për ne.Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës",- ka shtuar ia.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'