Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas mbërritjes në Këshillin e NATO-s, tha se jemi dëshmitare të një lufte të udhëhequr nga Putin kundër Ukrainës dhe po përdoren armë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës.
"Ne jemi dëshmitarë të një lufte të udhëhequr nga Putini kundër Ukrainës, një luftë absolutisht e pajustifikueshme që po shkakton shumë viktima me përdorimin e armëve rreptësisht të ndaluara nga Konventa e Gjenevës. Rusia po përdor "armë rreptësisht të ndaluara nga Konventa e Gjenevës, ka viktima të shumta civile. Është e rëndësishme të aktivizohet mekanizmi i Moskës dhe të fillojë një mision për të hetuar çdo krim lufte të kryer në Ukrainë".
Borrell tha se është koha për unitet transatlantik dhe është më e rëndësishme se kurrë.
"Kjo është koha për të dëgjuar zërat tanë dhe për t'u ngritur. Kjo është koha kur uniteti transatlantik është më i rëndësishëm se kurrë. Ne do të shqyrtojmë gjithçka. Një javë më parë ju thashë se gjithçka ishte në tavolinë dhe e shihnit se gjithçka ishte në tryezë sepse ne kemi marrë masa që askush nuk mund t'i priste. Kështu që gjithçka qëndron në tryezë", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Zelensky-Europës: Të gjithë jeni ukrainas, nëse biem ne, bini ju! Centrali bërthamor në duart e rusëve! Rusia bllokon rrjetet sociale! Me kërkesë të SHBA-Shqipëri OKB mblidhet të hënën











