Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të vizitojë sërish Ukrainën.
“Unë jam në rrugën time për në Kiev”, tha ai për gazetarët në Varshavë.
Borrell tha se një shtysë e re për të armatosur Ukrainën ishte e nevojshme për të mposhtur Rusinë dhe u kërkoi 27 anëtarëve të BE-së të ofrojnë “gjithçka të nevojshme”, raportojnë mediat e huaja.

“Nuk është vetëm një çështje kohe. Është një çështje e sasisë dhe cilësisë së furnizimeve tona. Dhe ne sigurisht duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt sepse Ukraina duhet të mbizotërojë", tha Borrell.
Vizita në Ukrainë do të jetë e katërta e Borrelit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.
S.S/Shqiptarja.comKomente

