Borrell: Vala goditëse e luftës në Ukrainë po prek edhe Ballkanin Perëndimor! Mund të ndikojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit

Borrell: Vala goditëse e luftës në Ukrainë po prek edhe Ballkanin Perëndimor! Mund të ndikojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka paralajmëruar se efektet e luftës në Ukrainë do të ndikojnë edhe në stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimorë. Deklaratën Borrell e bëri në konferencën për shtyp gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovi, ku tha se efektet e kësaj lufte do të ndihen edhe përtej territorit ukrainas.  

“Vala goditëse e luftës në Ukrainë do të prishë ekonominë botërore dhe do të krijojë efekte që shkojnë përtej territorit ukrainas. Kjo do të thotë se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu", tha ai.

Borrel shtoi se kjo duhet parë me prioritet duke theksuar se situata justifikon edhe rritjen e numrit të ushtarëve në rajon.

Borrell ishte dje në Tiranë, ku zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, si dhe u takua edhe me disa ministra të qeverisë. Borrell përmendi shqetësimin mbi influencën ruse në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi po ashtu se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet, duke shpresuar që t'i jepet drita jeshile për hapjen e negociatave. Sipas tij, integrimin e Ballkanit në BE e bën edhe më emergjente situata e kërkuar në Ukrainë.


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit