Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e BE ekonomikisht për të përballuar pasojat e luftës në Ukrainë, që ka sjellë edhe rritjen e çmimeve në të gjithë botën. Kjo ishte kërkesa që kryeministri Edi Rama i bëri në konferencën për media përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell, i cili ndodhet sot në Tiranë. Rama tha se nëse BE planifikon ndonjë paketë apo plan ekonomik për të ndihmuar vendet e saj lidhur me pasojat e luftës nuk duhet të lërë jashtë Ballkanin Perëndimor siç bëri me shpërndarjen e fazës së parë të vaksinave anti-Covid gjatë pandemisë. Vetë Borrell kësaj kërkese iu përgjigj "se e ka mbajtur shënim"
Sulmi rus mbi Ukrainën solli pasoja dhe rritje të çmimeve në të gjithë botën. Borrell qëndroi në këtë pikë duke komentuar edhe protestat në Tiranë duke thënë se rritja e çmimeve vjen si pasojë e luftës dhe jo sanksioneve dhe se kjo pasoja do të krijojnë valë shoku të mëdha tronditje në ekonominë botërore.
Lufta në Ukrainë ishte në qendër të diskutimeve, ku Rama tha se qëndrimi i Shqipërisë ndaj Rusisë në të gjithë këtë histori nuk ishte i kërkuar por një qëndrim natyral për të mbrojtur një popull të lirë. Borrell tha se BE ka planifikuar paketën e 4 të sanksioneve ndaj Rusisë dhe se do të jenë në krah të Ukrainë në çdo mënyrë që mundet. Lidhur me influencën ruse në Ballkan, Borrell shtoi se BE është e shqetësuar, ndërsa Rama reagoi për herë të parë lidhur me këto duke u fokusuar në deklaratat e Rusisë se mercenarë shqiptarë po luftojnë në Ukrainë. Kryeministri i cilësoi këto deklarata të pavërtetë dhe se po ndiqen me vëmendje nga autoritete shqiptare.
Integrimi i Shqipërisë në BE bëri bashkë në një zë si Ramën dhe Borrell ku thanë se vendi ynë i ka plotësua të gjitha kushtet dhe shpresojnë që drita jeshile të jepet gjatë presidencë franceze. Situata në Ukrainë për Borrell e bën edhe më emergjente integrimin e Ballkanit në BE.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka reaguar sërish për vizitën e tij në Tiranë.
Ai shkruan në "Twitter" se ishte u angazhua dhe u takua me përfaqësues të akademisë, medias dhe këshilltarë ekonomie për zhvillimet aktuale në Evropë.
Më tej ai shton se me punën dhe përkushtimin që ka treguar, konfirmon se vendi i Shqipërisë është në familjen e BE-së.
I engaged with representatives of academia, media and think tank on current developments in Europe.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 15, 2022
A vibrant civil society is a fundamental in democracy and essential to bring Albania into the EU.
Your work and dedication confirms Albania's place is in the EU family. pic.twitter.com/OO0yxngiG7
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti në një takim Përfaqësuesin Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë i Shqipërisë me të gjitha organet e Bashkimit Europian duke përfshirë zbatimin e ligjit në fushat kyçe të politikave strategjike që lidhen me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane.
Në këtë drejtim theksoi ministri Çuçi, Politika e Sigurisë së Shqipërisë është 100% në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, veçanërisht në lidhje me paketën e sanksioneve ndaj Rusisë. Duke u ndalur te lufta, Ministri i Brendshëm risolli në vëmendje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së faktin se Shqipëria ishte ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që deklaroi mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, si dhe dënoi agresionin e pajustifikuar rus.
Në lidhje me flukset e mundshme migratore të njerëzve që ikin nga Ukraina për shkak të luftës, ministri Çuçi shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkërenduar përpjekjet me vendet anëtare të BE-së për të përballuar këtë krizë të re. Ai solli në vëmendje faktin se Shqipëria ishte vendi i parë që aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes së përkohshme në rastin e afganëve që lanë atdheun e tyre pasi talebanët morën pushtetin.
Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu edhe angazhimi i KE për mbështetje me instrumente konkret për rritjen e kapaciteteve të sigurisë, përfshirë edhe atë kibernetike.
Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Në fokus të takimit ishte kriza e shkaktuar nga sulmi ushtarak rus në Ukrainë dhe përballja e pasojave të saj të gjithanshme, përfshirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Xhaçka theksoi se në përballje me këtë krizë të madhe të sigurisë evropiane, Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet jashtë fokusit të Bashkimit Evropian.
Sipas saj, procesi i integrimit evropian të vendeve të rajonit duhet të përshpejtohet, fillimisht me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt.
Nga ana tjetër, Përfaqësuesi i Lartë vlerësoi aksionin diplomatik të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, linjëzimin e plotë me qëndrimet e BE-së për masat kufizuese.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se angazhimi i BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të demonstrohet me rrugë e mënyra, të cilat do ta bëjnë rajonin pjesë të zgjidhjeve të qëndrueshme.
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Rusia po përdor si “armë” rritjen e çmimeve në mënyrë që qeveritë e vendeve të çedojnë, por sipas tij BE ka të gjithë kapacitetin dhe neutralitetin për ta mundur.
Ai tha se qëndrimi i Shqipërisë ndaj agresionit luftë tregon se ne jemi pjesë e fronit dhe de facto pjesë e BE.
“Rusia kërkon ta përdor kundër nesh, për të vendosur opinion publik ndaj qeverive në mënyrë që qeveritë të fillojnë të çedojnë. Këtë armë që Kremlini po e përdor ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim dhe vendosmëri dhe me një qartësi të madhe. Kjo nuk është një luftë që nuk na përket, por na përket tereshit. Është luftë të cilën ne e kemi fituar më shumë se 30 vjet më përpara dhe për të mos u kthyer atje më kurrë. Është një luftë që të mos lejojmë forcën e Rusisë të shtrihet përtej duke ardhur deri këtu. Besoj shumë që BE i ka fuqitë që të neutralizojë armën dhe do ta neutralizojë. Këtu është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë. Integrimi është pjesa më pak domethënëse sot, pasi tregon qartë që ne jemi pjesë e familjes, jemi në të njëjtin front. Këta do të detyrohen të martohen me ne, nuk kanë ku shkojnë, nuk na rezistojë dot.”, u shpreh ai.
Integrimi i Shqipërisë në BE ishte pjesë e diskutimit të kryeministrit Rama me Përfaqësuesin e Jashtëm të BE, Borrell.
Borrel tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se në Bruksel po punojnë fort që ajo të hap negociatat brenda presidencës franceze, ndërsa shtoi se lufta në Ukrainë e bën edhe më emergjente integrimin e Ballkanit në BE.
"Shqipëria i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave dhe me zë të fortë mbështes punën që bëhet dhe çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze. Nuk është një datë por është koha dhe ajo që po them për Shqipërinë është e vërtetët edhe për Maqedoninë e Veriut. Jemi të gjithë të përkushtuar më stabilitetin rajonal dhe politikën e jashtme. Sot me shumë se kurrë Ballkani duhet të jetë në BE dhe të ketë vendimet konkrete brenda presidencën franceze", tha Borrell.
Ndërsa nga ana tjetër Rama,e cilëson këtë proces integrimi si dasmë ku BE nuk është ende gati, duke thënë se në Shqipëri "nuk ka krushk që anulon dasmën se jemi në dashni të madhe me Europën". Ai tha se vendi ynë do të jetë në pritje deri kur BE të jap dritën jeshile për negociatat.
"Po ti shkoj këtu nuk ka krushk që anulon dasmën se jemi në dashni të madhe me Europën, kjo forcë na bën që ne të jemi gati për tu martuar dhe kur BE të thotë jam dhe unë gati dhe nuk do të mjaftohet vetëm me "ne ju duam shumë por s'kemi kohë të flasim bashkë". Flitet për bisedime për martesë dhe mendoj se shqiptarët janë për t'u dashur", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar deklaratat e Rusisë se mercenarë shqiptarë po luftojnë në Ukrainë të pavërteta shqetësuese që vendi ynë po i ndjek me vëmendje.
"Përmendja e vazhdueshme e Shqipërisë nga Moska si prani problematike në këtë konflikt dhe akuzat se Shqipëria po furnizon Ukrainë me mercenarë së bashku me Kosovën është një akuzë pa asnjë bazë dhe e pavërtetë , por edhe shqetësuese. Ne po e ndjekim me shumë vëmendje edhe këtë aspekt", tha Rama.
Ndërsa mbylljen e komunikimit të mediave ruse në vendet e BE dhe jo vetëm, Borrell e cilësoi si bllokim i Rusisë për të përhapur dezinformacione lidhur me luftën në Ukrainë. Borrell tha se BE është e shqetësuar nga ndikimet pro ruse në Ballkanin Perëndimor.
"Jemi të shqetësuar nga ndërhyrjet dhe influencat e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Keq informimi rus, apo dezinforimi rus, këto janë rritur. E shohim këtë gjë. Shpjegimi që i bëhet luftës, duke thënë se kjo është një mënyrë për të mbrojtur popullin rus…është një mjet që po përdoret dhe duhej prerë ky mjet. Keqinformimi rus është një fjalë që ne e përdorim sot për propagandë dhe gënjeshtrat në formë sistematike janë rritur dhe kjo duhet mbyllur jo vetëm për hapësirën ku jetojnë njerëzit tanë, por edhe për ndikimin që do të kishin këto te njerëzit. Ne do të përballemi ne influencën ruse edhe në Ballkanin Perëndimor dhe se çfarë rruge do të ndjekin në të ardhmen", tha Borrell.
Rusia ka përsëritur disa herë se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë duke luftuar në Ukrainë. Kjo deklaratë është mohuar kategorikisht nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka duke thënë se Shqipëria është pro Ukrainës, por që të ketë dërguar mercenarë për të luftuar është një gënjeshtër. Kujtojmë që ligji shqiptar e ndalon një ushtarak nga Shqipëria të marrë pjesë në një luftë jashtë vendit.
Josep Borrell njoftoi paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë.
" Është moment kritik dhe më shumë se kurrë duhet të takohemi e të diskutojmë këto çështje. është e tmerrshme, se si udhëheqja ruse vijon të sulmojë Ukrainën pa dallim. Nuk është thjesht një luftë në kuptimin ushtarak. Vijojnë me këtë qëndresë, do vijojmë mbështetjen tonë për Ukrainën, pavarësisht kërcënimeve ruse, kjo mbështetje do të vijojë. Ka qenë agresion brutal nga Rusia dhe në përgjigje ne kemi miratuar sot për një paketë të katërt të fortë masash kufizuese që të kontribuojë më tej për të rritur presionin ekonomik ndaj Kremlinit si edhe të gjymtojë bazën e vet logjistike. Masat do të kenë ndikim në tregtinë ruse, qasjen në tregje, eksportin e mallrave, në shënjestër kemi vënë edhe sektorë kritikë të ekonomisë", tha Borrell
Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme i BE, Borrell ka folur për protestën në Tiranë ku tha se e kupton shqetësimin e banorëve po se rritja e çmimeve ka ndodhur në të gjithë botën si pasojë e luftës dhe jo sanksioneve.
"E di që ju keni hasur shqetësime mjaft të mëdha për rritjen e çmimeve dhe jo vetëm në Shqipëri kjo. Lufta ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore nuk janë pasojat e sanksioneve por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve më parë të energjisë, naftës, karburantit, gazit dhe është pasojë e varësisë që ka e gjithë bota dhe po bëhet edhe më e qartë pasi Rusia po e përdor atë si armë. kjo nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me Shqipërinë apo me sanksionet, por pasojë e luftës dhe ndalimit të eksporteve që na prekin të gjithëve këtu, në Europë, Ballkanin Perëndimor, Afrikën Veriore. Më lejoni ta ilustroj me një shembull. Unë paguaja 50 euro energjinë më parë, ndërsa për të njëjtën njësi tani paguaj 500 euro. Çmimet e energjisë janë rritur të paktën 6-fish në të gjithë Europën. Nafta në Bruksel është mbi 2 euro litri, të paktën 20% rritje. E njëjta gjë vlen edhe për çmime e ushqimeve dhe normalisht kjo do të ndikojë më shumë në vendet e varfra, sepse ato janë të varruar nga gruri që prodhohet në Rusi dhe dihet që ka ndaluar eksportet tashmë. Do të krijojë vala shoku në ekonominë e vendeve, ajo që duhet të bëjmë është të qëndrojmë bashkë. Mbajta shënim kërkesën që iu bëtë për një reagim për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimorë për këtë krizë ekonomike. Ne e kemi këtë shok asimetrik në ekonominë evropiane. Së pari ka qenë kriza e eurove, e cila ka ndikuar vendet në jug. Së dyti pandemia.” tha Borrell.
Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Shqipëria është një nga aleatet më të mira të BE.
Gjatë fjalës së tij ai ka përshëndetur rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe “grushtin” e fortë që i dha Rusisë lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.
"Shqipëria e ka treguar qartë që është një nga partnerët më të besueshëm të BE, politikat e Shqipërisë janë 100% në përputhej me politikën e BE, në këtë kohë sprove Shqipëria ka konfirmuar angazhimin e saj për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare. Shqipëria është anëtare e NATO, por përtej kësaj Shqipëria është ofruese e sigurisë dhe ju jam mirënjohës për kontributin tuaj në operacionet e ndryshme në botë. Është shumë i rëndësishëm dhe ka ndodhur shumë përpara luftës
Duhet rritur siguria kibernetike për të luftuar kundër dezinfomimi, burime të reja për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen në rajon Të qenit bashkë është më e rëndësishme", u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Josep Borell tha se Shqipëria është gati për fillimin e bisedimeve, por BE po vazhdon të mos mbajë premtimet, duke theksuar faktin se puna po çalon tek vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Rama theksoi faktin se Shqipëria është e gatshme për anëtarësimin, por “s’do të humb gjumin” , pavarësisht vonesave nga ana e BE, pasi puna do të vijojë me të njëjtin ritëm.
"Kemi diskutuar mbi shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasoja e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm. Fillimisht në formën e rritjes së çmimeve dhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si edhe qëndrimin e Shqipërisë si edhe BE ;lidhur me agresionin e Rusisë mbi Ukrainën. Pjesë ë diskutimit ka qenë edhe ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj se Borrel do flas vet. Unë kam përsëritur atë që dihet botërisht se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion, si pozicionin e saj natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri. Ne jemi anëtar krenar të NATO-s, jemi krenarë për qenien tonë europiane. Lufta në Ukrainën është një vijë ndarëse mes botës që ë njohim mirë të mungesës së të drejtave të lirive që ne e njohim mirë, të izolimit dhe të dhimbjes nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, e cila është pakrahasimit më e mirë se ajo që kishim. Qëndrimi ynë nuk është një qëndrim parimor, por jetësor, ekzistenca, në raport me fëmijët tanë dhe këtë atdhe që e kemi trashëgimi nga të parët tanë.
Folëm për çeljen e bisedimeve, unë mbeten aty ku kam qenë më parë, është çështje e misionit europian. Ke e ka thënë më përpara që Shqipëria duhet të ulen në tryeze, por nuk e ka arritur për shkak të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të gatshëm për anëtarësimin, por nuk do të humbasim asnjë minuta nga ai pak gjumë që flemë, sepse do të vazhdojmë të bëjmë njësoj punën.
Sa më parë ta bëj KE aq në nderin e tyre është, sepse po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet. Nuk është vullneti i KE, por çështje bllokimi mes 2 vendeve të tjera Maqedonisë dhe Bullgarisë.", tha ai.
Rama tha se Ballkani nuk duhet të mbetet jashtë planit për të mbështetur vendet që mund të ketë BE siç u bë me shpërndarjen e vaksinave anti-COVID.
"Nëse do të ketë një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e energjisë elektrike apo pasojave të tjera të luftës të mos e lërë Ballkanin jashtë siç e lanë kur bënë skemën e shpërndarjes së parë të vaksinave . Nga ana tjetër të nxitohet mundësisht edhe projekti i korridorit të 8-të i cili është një projekt prej disa kohësh në tryezë me planin ekonomik të investimeve dhe sot bëhet edhe më emergjente si korridor sigurie", tha Rama.
Jo vetem Borel,por edhe gjithe populli shqipt ar,madje edhe ata qe po rreshtohet ne ket o protesta, e dijne se protestat keshtu sic po dalin tash sa dite, nuk kane asnje kuptim me peprmbajtjen e kerkesave,çmimet...! kjo qellimshem fsheh ne vete asryen,apo eshte e mashtruar nga matrapazet politik te cilet fshihen pas shpine te "protestuesve ekonomik".
PërgjigjuPopulli jon i shkret nuk arrin dot te mesoi ate qe duhet te jete trup i vetem kunder varferis, kurse aventurier ne qeveri do kete gjithmon perderisa i lejojme
PërgjigjuNuk te fut europa ne BE,,,,DERISA TE BINDET QE NE JEMI NE RRUGE TE DREJTE,,,,,SI TE NA FUSE NE,, KUR NE KEMI KORRUPSION..430 MILION EURO TE VJEDHURA DHE SPAKU NUK LEVIZUR GISHTIN,etj,,,KUR KETU ZHDUKEN NJEREZIT, NE VLORE PSH....ME SHENDETSIA DHE POLICINE PER TOKE, ,,,ME SHKATARRIMIN E MJEDISIT,,,,,SHIKONI PALLATET QE PO NDERTOHEN NE TIRANE.,,PSE PER C'FARE RRINE AMBASADAT NE TIRANE ...PER RAPORTE JANE,,NUK JANE PER TE FJETUR GJUME. .....
PërgjigjuHe mo Borell, te pelqeu humori i Rames dhe chareslliku i tij me dasem e dhenderr a ku di une ae per cfare pellet ai. Po per 20%-shin fitore te theksuar, e urove? Se mos u magjepse vetem nga e ashtuquajtura proteste per cmime ne te njejten kohe qe kerkesat e saj te tjera u shpalosen dhe njekohesisht u injoruan. S’te ka genjyer gje Rama e, se nuk di te genjeje ai.
Përgjigju/ARTI/,sikur dhe shqipot te ishin akoma me karroca me kuaj,ne vend te Mercedesve e Bentley,sot do te ishim ne BE.Luksi i dyshimte, etj ne shtetin me te varfer te Evropes na kushtoi shtrenjte.
PërgjigjuBE ta ndihmojë ballkanin, por nuk guxoi ta thotë (b e haput) që ta ndihmoj vuçiçin me euro…!!! Ky mjeran ka ngelur në një rrugë pa kthim sepse është ulur në dy stole njejt si vllau i tij vuça
PërgjigjuBORRELLI SOT ESHTE NESER NUK ESHTE ,,,IKEN PER LESH SI IKU AI KUKAN,,,,,KETO JANE UDHETIMET E TIJ TE FUNDIT,,,,ATA ATJE NE EUROPE E COJNE KETE NE SHQIPERI ,,,,SEPSE E DINE QE DHE PAK JETE I KA MBETUR,,,DHE ATO QE THOTE BORELLI SOT NUK I MERR ASKUSH PER BAZE....
PërgjigjuNa e jep neve ate rrogen tende se e paguajme dhe ne me qejf faturen €500 pastaj. :)))
PërgjigjuSa per mercenaret ne Rusi, mos i fut shume zor vetes. Putini quan edhe Zelenskin neonazist, por zelenski eshte cifut.
PërgjigjuCifut edhe NAZIST shoku.Informohu mire per batalioni i AZOV dhe kush eshte HEROI kombetar i UKRANES.kot per te kuptuar ca gjera per luften....
Me lejo te shpjegoj borel qe shqiperia eshte vendie i varfer ne rajon.pike
PërgjigjuO Borrell kurva. Kam qene ne Bullgari e Rumani kur u anetaresuan ne BE ne 2007 e kane qene shume me keq se eshte Shqiperia sot. Ne mes te Sofjes bridhnin karrocat me kuaj, por megjithate ju i pranuat. Neve akoma pas 15 vjetesh nuk na hapni negociatat. Fuck you edhe fuck EU se nuk na e ndjen me per ju.
PërgjigjuEdhe une kam qene si ty ne ate kohe ne Rumani. E vertete, kan qene me keq se ne sot ekonomikisht. Shteti yne sot eshte shume here me i korruptur se ai rumun ne ate kohe. Krimi i organizur, po ashtu. Per mos te folur per kanabizimin dhe policine e kriminalizuar. Vend pa sindikata dhe me pseudoshoqeri civile. Na ka kapur prej fyti shtet hajduti me koncesionet dhe ppp. Nuk na ka faj Evropa, miku im