BRUKSEL- Shqipëria ka plotësuar çdo kusht dhe është gati për konferencën e parë ndërqeveritare! Është kjo deklarata e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe shefit të politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të Këshillit të Stabilizimit të Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Në një kohë që nuk ka ende një datë, ato kanë vënë theksin se "detyrat e shtëpisë" Shqipëria i ka përmbushur. Fakti që nuk ka ende një datë, ka sqaruar Borrell, është se disa shtete anëtare janë të mendimit, që Shqipërisë i duhet më shumë kohë. Reforma në Drejtësi, por edhe i zbatimi i reformave në përgjithësi ka marrë vlerësimin e BE dhe se vendi po ecën para drejt rrugës së zhvillimit.
"Nuk ka ende një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, kemi shprehur dëshirën që kjo konferencë të ndodh sa më shpejt, deri më tash nuk kemi një datë të caktuar, pavarësisht faktit që Shqipëria ka bërë shumë ecuri, disa shtete anëtare janë të mendimit që duhet bërë më shumë për të organizuar kjo konferencë", tha Borrell.
Gjatë konferencës u fol edhe për zgjedhjet e 25 prillit, ku ministri i Jashtëm i BE, Joseph Borrell pati një mesazh për partitë politike, ku përveç listave me kandidatë për deputet me integritet të lartë, theksoi se prioritet i të gjitha palët politike duhet të jetë integrimin në BE.
Kryeministri Rama foli sërish për mungesën e solidaritet të BE në lidhje me vendimin për të mos shpërndarë vaksinat antiCOVID për Ballkanin duke thënë se njerëzit u zhgënjyen nga ky fakt. Por për komisionerin për zgjerim, Varhelyi një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi BE ka punuar ditë e natë që t'i sigurojë vaksina Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Në lidhje me fenomenin e shitblerjes së votës, përfaqësuesit e BE-së, Borrell dhe Varhelyi thanë se është bërë progres, ndërsa për Ramën deklarata se nuk është ndëshkuar asnjë person që ka blerë votat është e pabesueshme, duke rikujtuar se deri tani janë hetuar 20 persona për këtë gjë.
Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli ka shprehur vlerësimin e tij për takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama sot në Bruksel, ku e cilëson atë si të shkëlqyer. Sassoli tha se Shqipëria ka ecur me reformat kryesore drejt rrugës së integrimit në BE dhe për këtë ai kërkon mbajtjen e konferencës ndërqeveritare sa më shpjet.
Në lidhje me COVID-19, Sassoli shprehet se BE është e gatshme të ndihmojë vendit.
“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama. Shqipëria po ecën me reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj i shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shkruan Sassoli.
Kryeministri Rama e ka cilësuar ditën e sotme në Bruksel si një ditë mjaft produktive dhe me vlerësime shumë të mira për Shqipërinë. Duke postuar disa foto me takimet e zhvilluara në Bruksel, Rama shkruan se ishin pozitive ku pati bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë e Shqipërisë.
"Ditë pozitive e produktive në një moment të vështirë për të gjithë; bashkëbisedime të drejtpërdrejta me miqtë tanë në Bruksel dhe vlerësime shumë të mira nga ana e tyre për Shqipërinë", shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Bruksel edhe me presidentin e Parlamentin Europian David Sassolin. Kryeministri Rama ishte i shoqëruar në takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe me kryetarin e grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Ballën.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi gjatë konferencës që po zhvillojnë me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, u pyetën në lidhje me shit-blerjen e votave në vendin tonë si dhe me situatën parazgjedhore.
“Përgatitjet për zgjedhje janë në proces. E kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet e OSBE Odihr. Sa i takon çështjes specifike të blerjes së votës, raporti i fundit i Komisoinit për Shqipërinë theksoi rëndësinë e një hetimi të është dhe transparent të akuzave. Vendimi i këshillit në mars 2020 theksojnë se nisja e proceseve gjyqësore për ata të blerjes së votës duhet shikuar”, dekaroi Borell.
Ndërkohë që komisoneri Varhelyi theksoi rëndësinë e zbatimit në terren të atyre që janë arritur nga forcat politike në Shqipëri.
“Përveç asaj që tha përfaqësuesi i lartë ne po i afrohemi zgjedhjeve që janë përgatitur në një mënyrë tërësore. Kemi pasur një marrëveshje midis partive. Ky është tashmë një element i ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo sjell garanci. Kjo reformë në përputhje të plotë me parimet e OSBE. Kjo u vijua nga opinioni i Komisionit të Venecias që ranë dakord ta zbatonin plotësisht. Shtesa e tretë e garancisë është pjesëmarrja e vëzhguesve në zgjedhje. Nga ana jonë do të ndihmojnë që vëzhguesit të jenë të pranishëm. Garanci të mjaftueshme ofrohen në sistem. Siç edhe ju pyetët për blerjen e votës do të shikojmë në terren se ç’masa të merren. Ne duam që ligji të zbatohet. Sa i takon pyetjes që lidhet me rastet e nivelit të lartë të korrupsionit është diçka që e kemi biseduar dhe Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm. Nuk ka dyshim që tani na duhet të shikojmë emërimet dhe funksionin e këtyre organizmave. Kur përmenda nevojën për të ndërtuar më tej bilancin këtë kisha parasysh, edhe rivlerësimi i gjyqtarëve duhet të vazhdojë. Kjo ka qenë qasja e këtij komisioni që na duhet të bëjmë përparim në terren”, tha Komisioneri për Zgjerimin.
Sakaq kryeministri Edi Rama e cilësoi si deklaratë të pabesushme, faktin që nuk është ndëshkuar asnjë person që ka blerë votat, pasi sipas kreut të qeverisë ka 20 persona që janë hetuar.
'Dua të shtoj që është mjaft mbreslënëse, të dëgjoj një deklaratë kaq të pabesueshme, që askush nuk është hetuar apo asgjë nuk ka ndodhur. Ka 20 persona, nga të gjitha partitë, të ndjekur nga prokuroria, për blerje votash, që tani që flasim janë në proces e sipër, ndaj është mbreslënëse.'- tha Rama.
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka bërë detyrat për zhvillimin e konferencës së parë qeveritare, e ndërsa i ka kthyer një përgjigje kritikave të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria u la në harresë nga BE-së sa i përket vaksinave anti-COVID.
"Kemi arritur ku duhet, vlerësimi që po u japim është se gjithçka është përmbushur për çeljen e konferencës së parë. Ne u mobilizuam menjëherë dhe sollëm mbështetje domethënëse për Ballkanin, për COVID-in, për mua mendoj që është kontributi ynë për rimëkëmbjen ekonomike pas CPVID, Europa do të që jetë pjesë e rimëkëmbjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, ne sot flasim a kemi vaksina dhe sic e keni parë dhe vendet anëtare kanë probleme me këtë dhe ne nuk kemi harruar Ballkanin Perëndimor, ne po punojmë ditë e natë që të marrin vaksinat dhe t'i çojmë në këto rajone dhe ne po punojmë jo vetëm me COVAX dhe po ju them që do kem një shpërndarje të parë nga Astrazenica, dhe po punojmë edhe me iniciativën tonë, për ta sjellë ndihmën aty ku duhet. Kemi vënë re se si është vënë në zbatim kjo marrëveshjen e Stabilizim të Asociimit. Shqipëria së shpejti do të ketë zgjedhje, ne shprehëm shpresën që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme dhe do kemi provën e parë të demokracisë shqiptare dhe pas zgjedhjeve të vazhdojmë punën, inkurajuam Shqipërinë që të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës, bëhet fjalë për çeljen e negociatave", tha Varhelyi.
Kryeministri Edi Rama nga konferenca me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Joseph Borrell ka shprehur pakënaqësinë e vendit tonë për lënien mënjanë të rajonit për shpoërndarjen e vaksinës anti -COVID.
Por nga ana tjetër ai tha se është i lumtur që Covax ka nisur t’u japë vendeve dozat e para të vaksinës.
Ndërkaq ka folur dhe për integrimin e vendit në BE, duke thënë se Shqipëria sipas tij i ka përmbushur detyrat për konferencën e parë ndërqeveritare.
“Ishte një moment tronditës për njerëzit tanë pasi ne sjetojmë në kufi me BE por brenda BE pasi jemi të rrethuar nga vende që janë në BE. Njerëzit u zhgënjjyen kur panë që se kishin diçka që donin të kishin. Sot ka 140 vende që skanë nisur asnjë injeksion, ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit, është e vështirë për ne dhe shumë anëtarë të BE.
Covax po nis më në fund tu japë vendeve dozat e para dhe do jemishumë të lumtuar të marrin dërgesën e parë të vaksinës astrazeneca. Jam shumë i lumtur të dëgjoj drejtpërdrejt nga ju këtu atë që kemi dësjuar, ndërsa theksohet se Shqipëria ka bërë gjithçka për çeljen e konferencës së parë ndërkombëtare, por gjëja më e rëndësishme është se ne e kemi bërë detyrën tonë për konferencën e parë ndërqeveritare. Kemi plotësuar kriteret. Jemi të vëmendshëm të dëgjojmë detyrën tonë.
Plani i prezantuar nga Varhelyi është një instrument i dobishëm për të forcuar ekonomitë për ta bërë të ardhmen më të sigurt e më të mirë në një kohë që ne përpiqemi të luftojmë. Be është një bekim për njerëzit tani dhe për të ardhmen tonë”, tha Rama.
Ministri i Jashtëm të Bashkimit Europian, Joseph Borrell tha se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e Reformave, teksa pati një mesazh për partitë politike. Së pari, Borrell tha se në listat e kandidatëve për deputet duhet të kenë persona me integritet të lartë, e ndërsa theksoi se duhet të ketë prioritet të gjitha palët politike prioritet integrimin në BE.
"Do ju japim një mbështetje të paprecedentë dhe Këshilli i Sotëm ishte një mundësi për të kuptuar se si jemi ne në marrëdhënien tonë, ne përgëzuam Shqipërinë për zbatimin e Reformave, vecanërsht të sundimit të ligjit. Në zgjedhjet e 25 prillit, theksojmë që emrat e kandidatëve të jenë me integritet, është një nga aspektet kyçe, ne kemi një mesazh për të gjitha palët politike, integrimi në BE duhet të jetë një objektiv i të gjithëve, polarizimi i skajshëm nuk është i mirë dhe nuk është në interesin e shqiptarëve, por presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas kuadrit negociues", tha Borrell.
Ta hapim edhe një tjetër shishe shampanjë
PërgjigjuHajdutet e votes jane ndershkuar nga qeveria dhe partia jone, shoke te Brukselit. Madje, edhe hajdutet nga LSI dhe PS i kemi marre ne familjen e madhe te PS per ti riedukuar dhe trajnuar gjate ketyre zgjedhjeve.
Përgjigju"Shqiperia ka permbushur cdo kusht, me kushtin qe kushtet do vijojne". Dhe telenovela e integrimit vazhdon e vazhdon duke prodhuar seri pafund! Duket sikur ne shqiptareve na pelqen t'na genjejne!
PërgjigjuVarhelyi genjen, Basha me Salen kane thene qe Shqiperia si ka plotesuar kushtet dhe per inat te BE nuk i ka plotesuar dhe pike..