Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli ka shprehur vlerësimin e tij për takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama sot në Bruksel, ku e cilëson atë si të shkëlqyer. Sassoli tha se Shqipëria ka ecur me reformat kryesore drejt rrugës së integrimit në BE dhe për këtë ai kërkon mbajtjen e  konferencës ndërqeveritare sa më shpjet.

Në lidhje me COVID-19, Sassoli shprehet se BE është e gatshme të ndihmojë vendit.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama. Shqipëria po ecën me reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Prandaj i shpreha mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin sa më parë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shkruan Sassoli.


Lajmi kryesor:

Varhelyi: Shqipëria ka plotësuar çdo kusht, gati për konferencën e parë ndërqeveritare! Borrell: Në listat e 25 prillit, kandidatë të pastër! (VIDEO)