Borrell vizitë të papritur në Kiev, në fokus përforcimi i mbrojtjes së Ukrainës

Borrell vizitë të papritur në Kiev, në fokus përforcimi i mbrojtjes së Ukrainës

Josep Borrell në Kiev

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka mbërritur sot (6 Shkurt) në Kiev ndërsa u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Europian për përforcimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Kjo do të jetë vizita e katërt e Borrell në Kiev që nga fillimi i luftës në shkurt 2022. Kreu i diplomacisë europiane tha se nevojitet një përpjekje për të mbështetur Kievin.

“Nuk është vetëm çështje kohe. Bëhet fjalë për sasinë dhe cilësinë e sistemeve të armëve. Dhe sigurisht që ne duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë sepse Ukraina duhet të fitojë”, tha ai.

Megjithatë, ai pranoi javën e kaluar se Bashkimi Europian  nuk do të jetë në gjendje t’i sigurojë Ukrainës me një milion predha deri në mars, siç kishte premtuar fillimisht Brukseli.

Pothuajse 520 mijë do të dorëzohen, që është rreth 52% e objektivit.  Sipas shifrave të BE-së, kapaciteti i prodhimit të predhave në Europë është rritur me 40% që nga fillimi i luftës dhe pritet të arrijë në 1.4 milionë deri në fund të vitit 2024.

Në konferencën për shtyp që dha dje në Varshavë, Borrell theksoi se “mënyra më e shpejtë, më e lirë dhe më efektive për të rritur furnizimin me municione në Ukrainë do të jetë ndalimi i eksporteve në vendet e treta.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori