BORSH - Gjenden 8 predha antitank 50 metra larg plazhit të Borshit në Sarandë. Predhat janë gjetur nga policia kufitare e Sarandës, ndërsa mësohet se ato i përkasin Luftës së Dytë Botërore.

Sipas ekspertëve të mbërritur në vendngjarje mësohet se predhat antitank janë me djegore të montuar dhe nuk përbëjnë rrezik.

Ndërkaq policia po punon për demontimin e tyre si dhe zhvendosjen e predhave nga zona e gjetur. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)