Një 28-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pas 10 orëve në mes të detit. I riu ishte nisur me një motor uji nga Porto Palermo drejt Borshit.

Por për shkak të një defekti mjeti lundrues ishte fikur në mes të detit. Për pasojë, rrymat detare e kishin zhvendosur atë në drejtim të ishullit të Korfuzit. Operacioni për kërkimin dhe shpëtimin e tij nuk zgjati pak, por 10 orë.

Ai ishte nisur rreth orës 20:00, ndërsa policia mundi ta gjente vetëm në orën 06:20 të ditës së sotme në det të hapur. 28-vjeçari kishte shkuar 2.5 milje në thellësi të detit. Aktualisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore.