Borussia Dortmund shpartallon Borussia Moenchengladbach me rezultatin 4-0 duke i dërguar një mesazh të fortë Bayernit që nuk do ta ketë aspak të lehtë luftën për titullin kampion këtë edicion.

Ndeshja pritej që të ishte më e fortë nga Moenchengladbach, por ekipi i kosovarit Xhaka nuk e përballoi dot furinë verdhezi.

Serinë e golave e hapi Marco Reus më pas Pierre-Emerick Aubameyang  dhe në fund dopietë nga Henrik Mkhitaryan. Verder Bremen 0 - 3 Schalke, Bayer Leverkusen 2 - 1 Hoffenheim.
Dortmundi
d.b/shqiptarja.com