Borussia Dortmund mposht
Liverpool për shërbimet e Dahoud

Borussia Dortmund mposht<br />Liverpool për shërbimet e Dahoud
Skuadra gjermane  e Brussia Dordmund ka konfirmuar emrin i cili do të jetë përforëcimi i parë i kësaj skuadre gjatë merkatos së verës.
 
Mahmoud Dahoud, mesfushori 21-vjeçar, i cili ka qenë prej shumë kohësh nën vëzhgimin e Liverpool, në startimin e sezonit të ri do ta shohim me fanellën e Dordmund.
 
Edhe pse është rënë dakort për gjithçka mes skuadrës së Gladbach e Borussia Dortmund, shifra për të cilën është blerë talenti sirian ende nuk është bërë publike, por mund të hamendësojmë se ,e siguri është një shifër është goxha e lartë, duke parë ofertën prej 25 milion dollarë të bërë nga skuadra e Liverpool, e është refuzuar nga skuadra e Gladbach.
 
"Dahoud është një lojtar jashtëzakonisht i talentuar dhe emocionues për mesfushën dhe ne e kemi vëzhguar atë për disa vjet ", ka thënë drejtori sportiv i Dortmund, Michael Zorc.
 
Dahoud, ka bërë 32 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë katër gara në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve