Borxhet, Brukseli: Qeveria
preku rezervën valutore

Borxhet, Brukseli: Qeveria<br />preku rezervën valutore
TIRANE- Komenti i institucioneve të Bashkimit Evropian, gjithnjë duke u bazuar mbi shifrat që ofrohen zyrtarisht nga Shqipëria, është shumë më i ndryshëm nga ai i zyrtarëve shqiptarë. Të huajt vlerësojnë si problematike faktet që investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë shënuar një ulje në masën 23 për qind gjatë nëntë muajve të parë të vitit të kaluar, ndërkohë që qeveria shqiptare po prek rezervën valutore të vendit. Këto kanë qenë konstatime në raportin tremujor të Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike-Financiare të Komisionit Evropian, që merr në analizë gjendjen ekonomike të vendeve kandidate apo atyre që synojnë të aderojnë në Bashkimin Evropian.

Sipas raportit, rezervat e vendit në periudhën nga janari në shtator të vitit të kaluar janë ulur me rreth 22.5 milionë euro. Ndërkohë, kjo nuk ka arritur të zgjidhë problemin e borxhit publik të vendit, pasi borxhi i jashtëm në fund të tremujorit të tretë të vitit të kaluar shënoi një rritje të ndjeshme, në masën 16.2 për qind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet më tej në raport.

Pas një rritjeje gjatë tremujorit të dytë, investimet e huaja direkte neto në Shqipëri janë pakësuar, si pasojë e rikapitalizimit të bankave me kapital të huaj. Në total, sipas Komisionit Evropian, këto investime janë 23 për qind më të ulta se nëj vit më parë dhe lidhen edhe me një tërheqje të parasë nga ana e subjekteve të huaja të pranishme në vend, në drejtim të vendeve të tyre përkatëse, që ka qenë veçanërisht e dukshme gjatë tre muajve të parë të vitit.

Raporti konstaton se deficiti i llogarisë korrente është përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme gjatë nëntë muajve të parë të vitit, për të cilat ka statistika, me më shumë se 23 për qind. Në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Bruto të vendit, ky deficit ka arritur në 13.1 për qind, nga 11.3 për qind, që ishte në të njejtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë nëntë muajve të patë të vitit, janë rritur 11 për qind paratë që shqiptarët kanë paguar për turizëm jashtë vendit, ndërkohë që, pavarësisht se është shtuar numri i të huajve që kanë ardhur si turistë në Shqipëri, shifra e të ardhurave që ata kanë sjellë në vend paraqitet në ulje. Kjo, së bashku me një ulje në masën 8.6 për qind të prurjeve valutore nga emigrantët shqiptarë, kanë përkeqësuar dukshëm influksin e kapitalit në Shqipëri.

Sa i përket performancës së Financave publike, Brukseli konstaton një shifër 4.3 për qind më të ulët në të ardhurat buxhetore se sa parashikohej, me një rritje vetëm 0.8 për qind krahasuar me një vit më parë. Po kështu, edhe shpenzimet kanë qenë 4.5 për qind më të ulta se sa prognozat.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje