Borxhet e shtetit, paguhen
120 milionë dollarët e parë

Borxhet e shtetit, paguhen<br />120 milionë dollarët e parë
TIRANE- 14 fatura, me vlerë më shumë se 1 miliard lekë të vjetra secila, janë likuiduar tashmë nga ministria e Financave në favor të kompanive të ndërtimit të infrastrukturës, ndaj të cilave kishte detyrime shteti shqiptar. Në mbledhjen e radhës të Këshillit Konsultativ pranë ministrit të Financave Shkëlqim Cani, kreu i këtij dikasteri ka deklaruar se deri tani shuma që i është kthyer biznesit nga buxheti i shtetit për detyrimet e prapambetura ka arritur në shifrën 120 milionë dollarë. Nga kjo shumë, 30 milionë dollarë janë paguar vitin e kaluar, ndërsa gjatë këtij viti janë paguar 90 milionë dollarë. “Lëvrimi i fundit i fondeve është bërë në 31 mars”, tha Cani. Po ecet me objektivin, tashmë të deklaruar, për të paguar 350 milionë dollarë deri në qershor. Nga shuma e paguar, mbi 80% i përket rimbursimit të TVSH-së.

Kompanitë që kanë marrë pagesat më të larta në përputhje me angazhimin e Ekzekutivit për të shlyer detyrimet e Berishë ndaj tyre janë Geci, ANK, Salillari, GPG, AGBES, Victoria Invest, Albstar, Gjikuria, Curri, Pe-Vla-Ku, Copri-Aktor, Alb-Tiefbau dhe Serenissima. Këto subjekte ishin angazhuar në ndërtime publike, pasi kishin fituar tenderat përkatës gjatë tetë viteve të qeverisjes së djathtë, por kjo e fundit kishte krijuar borxhe të mëdha ndaj tyre.
Sipas Financave, janë rreth 10 mijë fatura të hedhura në faqen e Tatimeve, ku bizneset mund të verifikojnë gjendjen e detyrimeve të tyre, por, nga ana tjetër, shumë prej këtyre rezultojnë me probleme gjatë rakordimeve.
Cani tha se fondet për të shlyer detyrimet e shtetit ndak privatit tani për tani janë siguruar nga buxheti, duke qenë se huaja e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është disbursuar ende.

Qeveria Rama ka marrë përsipër të shlyeje 72 miliardë lekë detyrime të prapambetura të Berishës për periudhën trevjeçare 2014-2016, por gjysma e të cilave duhet të paguhen vetëm brenda këtij viti.
“Deri tani kemi arritur një të tretën e objektivit të këtij viti”, tha ministri i Financave në Këshillin Konsultativ pranë tij, që përbëhet nga analistë dhe ekspertë të fushës ekonomike dhe të medias, i cili zhvilloi mbledhjen e tretë të radhës.

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja