Borxhi, Bode kundër BB
“Nuk rrezikohet ekonomia”

Borxhi, Bode kundër BB<br />“Nuk rrezikohet ekonomia”
TIRANË – Qeveria shqiptare këmbëngul se niveli i lartë i borxhit publik nuk paraqet asnjë rrezik për ekonominë shqiptare. Ministri i financave Ridvan Bode në një reagim për median e cilësoi si jo problematik, nivelin e lartë të borxhit, i cili sipas Bankës Botërore nuk janë positive për ekonominë shqiptare.
“Borxhi i Shqipërisë është i sigurt, pasi pjesa dërrmuese e tij “është borxh i brendshëm dhe nuk rrezikohet nga kriza e borxheve në Europë. Nga ana tjetër, qeveria do të vazhdojë politikën e taksave të ulëta”, tha ministri i financave.

BANKA BOTËRORE
Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, Indermit Gill, tha në një intervistë për median në Tiranë se niveli i borxhit publik, i pranueshëm për Shqipërinë, do të ishte 40 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Vendi ynë ka vendosur me ligj nivelin maksimal të këtij borxhi sa 60% të PBB-së dhe prej dy-tre vitesh, ndodhen praktikisht në këto nivele maksimale, madje, sipas opozitës, e ka kaluar edhe këtë shifër.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet