Borxhi i brendshëm, Financat
shesin 100 mln euro bono

TIRANE - Ministria e Financave njoftoi se ditën e martë të javës së ardhshme, datë 13.03.2012, do të zhvillohet ankandi i bonove të thesarit 6-mujore dhe 12-mujore në Bankën e Shqipërisë.

Ankandi 6-mujor
Data e emetimit: 15.03.2012, data e maturimit: 13.09.2012 dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 4.7 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqiperisë 3.26 miliardë dhe të tjerë 1.45 miliardë lekë.

Ankandi 12-mujor
Data e emetimit: 15.03.2012, data e maturimit: 14.03.2013 dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 9,6 miliardë lekë, nga të cilat Banka e Shqiperisë 500 milionë lekë dhe të tjerë 9.1 miliardë lekë

E konvertuar në valutë, kjo sasi do të sillte në arkën e shtetit më se 100 milionë euro, që rritin borxhin e brendshëm publik. (shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?

Debat në ‘Studio LIVE’, Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime, nivel prokurorie qyteti! Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha?