Borxhi i brendshëm, Financat
shesin 141 mln euro bono

Borxhi i brendshëm, Financat <br />shesin 141 mln euro bono
TIRANE - Në ankandin e sotëm të bonove të thesarit është shënuar rritje e normës së interesit për bonot tremujore dhe një ulje shumë e lehtë për ato me afat njëvjeçar maturimi.

Sipas njoftimit nga Banka e Shqipërisë, janë shitur në këtë ankand bono me afat 3-mujor dhe njëvjeçar, në total 19.7 miliardë lekë ose afro 141 milionë euro. Për të parat ka patur një interes më të ulët dhe vetëm 6 kanë qenë kërkesa konkurruese, ndërkohë që pjesa më e madhe është blerë nga Banka qendrore.

Interesi i bonove 3-mujore në bazë vjetore ka qenë 5.3 për qind, nga 5.27%, që ishte në muajin shkurt. Sa u përket bonove 12-mujore, Financat kishin shpallur shitje në masën 10 miliardë lekë, por janë paraqitur blerës me 11 miliardë lekë. Si rezultat, interesi ka zbritur në 7.33%, nga 7.34% që ishte në ankandin e mëparshëm.

Që nga fundi i vitit të kaluar, interesi i letrave me vlerë të qeverisë, duke përfshirë obligacionet, ka ardhur në rritje, për shkak të kërkesës më të madhe për likuditet nga qeveria dhe kufizimit të blerjeve nga bankat, klientët më të mëdhenj. (gk/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet