Borxhi i CEZ ndaj KESH 200 mln
euro, një kompani tjetër vlerëson asetet

Borxhi i CEZ ndaj KESH 200 mln <br />euro, një kompani tjetër vlerëson asetet
TIRANE- Ndërsa CEZ Shpërndarje po vonon dorëzimin tek administratori i ri publik i kompanisë të të gjithë dokumentave, Enti Rregullator i Energjisë ka kërkuar zbatimin e detyrimit ligjor në këtë aspekt.

Dorëzimi i çdo bilanci të CEZ Shpërndarjes tek administratori Sahit Dollapi është i nevojshëm për të njohur situatën financiare të kompanisë, thanë sot për ATSH-në burime zyrtare të ERE-s.

Sipas burimeve të ERE-s, pritet që një tjetër kompani të vlerësojë asetet e CEZ shpërndarje si dhe do të shlyhen të gjitha borxhet që ka kompania ndaj institucioneve të ndryshme pas rakordimeve të duhura. Vetëm në 3 vitet e fundit detyrimi që CEZ Shpërndarja ka ndaj KESH-it, llogaritet në mbi 200 milionë euro borxh, të palikuiduar dhe të akumuluar.

Me emërimin në krye të kompanisë, administratori i ri publik premton që brenda dy muajve të përmirësohet furnizimi me energji në të gjithë vendin.
Sahit Dollapi u shpreh në media se brenda dy muajve kompania do të ketë strukturën e vet të miratuar dhe pohoi se ka gjetur një gjendje të vështirë teknike dhe financiare, me humbje, borxhe dhe arkëtime të pakta.

Dollapi beson se me një reformë të re strukturore do të arrijë në motivimin e 4500 punonjësve të të gjitha niveleve në kompani, duke kërkuar përkushtim në punë për secilin, ndershmëri dhe profesionalizëm.

Ai premtoi ndërprerje të energjisë për të gjithë konsumatorët që nuk paguajnë faturat e energjisë, kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjet, në kontrollin e sistemit të matjes. Sipas tij, kjo është mënyra që i pret rrugën abuzimeve me vjedhjen e energjisë.

Gjithashtu Dollapi ka premtuar mbledhjen dhe rritjen e arkëtimeve nga energjia e faturuar nga institucionet shtetërore, familjarët dhe privatët.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata