TIRANË- Një borxh i pashlyer ka sjellë një pengmarrje prej 10 minutash nga Instituti në Zall Herr, për nipin 25-vjeçar dhe dajën e tij.
Ndërsa bëhet e ditur se pengmarrësi e ka çuar pengun në Zall Herr, ku u ndalua nga Policia, nuk dihet ende qartë nëse pengmarrësi ka qenë daja apo nipi ka marrë peng dajën e tij.
 
Të dy personat kanë pretenduar në Polici se janë marrë peng.
 
Ajo që dihet është se ngjarja ka ndodhur për një borxh të pashlyer mes të dyve dhe se pengu është marrë në Institut për tu nisur në drejtim të Zall Herrit.
 
Pengmarrja ka zgjatur vetëm 10 minuta, pasi në vendngjarje ka arritur Policia.
 
Policia u përpoq fillimit të ndalonte makinën me pengun dhe pengmarrësin, por ata nuk i ndaluan postbllokut të Policisë.
Policia ka shoqëruar dy personaet për hetime të mëtejshme, ku të dy po japin versionet e tyre.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)