Urdhri i Mjekut në Fier: 13 specialistë janë larguar për punësim jashtë vendit

FIER - 13 mjekë, një në spitalin Rajonal të Fierit dhe 12 nga qendrat shëndetësore të të gjithë Qarkut, janë larguar për mundësi më të mira punësimi jashtë vendit. Të dhënat i bën të ditura kreu i urdhrit të mjekut në Fier, Besnik Brahimaj.

Qarku i Fierit është prekur tashmë pjesë nga largimi i mjekëve. Vetëm gjatë muajve të këtij viti, mësohet të jenë larguar 13 mjekë specialist. Presidenti i këshillit Rajonal Fier të Urdhrit të Mjekut, mjeku specialist Obsteter, Besnik Brahimaj, tregon për Report TV se ka pasur kerkesa largimesh gjatë kohëve të fundit duke shpjeguar edhe arsyet që i detyrojnë mjekët shqiptarë të shkojnë për të punuar jashtë vendit.

Këto 2-3 vitet e fundit kemi një largim masim të mjekëve. Për vitin 2018 janë larguar 13 mjekë gjithsej dhe janë në proces disa mjekë specialist.

Besnik Brahimaj, mjek 

Sipas Brahimajt, vendi që kanë zgjedhur mjekët shqiptarë për të emigruar ka qenë Gjermania. Mjeku rendit edhe mungesat e mjekëve specislistë në rrethin e Fierit, që sipas tij sjell mbingarkesë për mjekët që shërbejnë aty. 

Pati një largim të specialiteteve, nuk pati specializimi për mjekët e rinj. Nuk u krijuan kushtet normale të përshtatshme për të punuar dhe pagat e ulëta.

Besnik Brahimaj, mjek 

Mjeku thekson se edhe tani ka një interesim të mjekëve për t’u larguar jashtë shtetit, të cilët kanë nisur edhe kurset e gjuhës gjermane. Lidhur me këtë lajm kanë reaguar edhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore në Fier dhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tyre, nga të emëruarit dhe me kontrat në insticuonet shëndetësore në Fier ka pasur vetëm një largim dhe jo 13 siç raportohet nga Urdhri i Mjekut. Nga ana tjetër mësohet edhe fakti se shumë prej të larguarve kanë qenë specializant të rinj dhe të paemëruar. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boti: 13/09/2018 20:02

    Edhe specializantet qe mbarojne ne 2019, mbi 70% jane ne kurse te gjuhes gjermane. Do e degjoni dhe kengen e ministrise: dolen 380 sepcialiste qe punojne ne spitalet tona ne shkurt 2019. Pikerisht per shkak te mungeses se kushteve te punes dhe pagat mizerje. Bravo politika! I zgjidhi hallet e krimineleve dhe vemjeve te ketij vendi duke larguat intelektualet. I keni bere mjeket te lypin tek pacienti dhe nuk reagoni pasi merrni te mireqene qe fitojne ne menyra jo te ligjshme.

    Përgjigju
  • kafe e hidhur: 13/09/2018 19:15

    se do shkojn ca nga ata qe publikon kryeminstri qe jane kthyer ne atdhe per nje jete me te mire pasi jane formuar si mjek jasht shtetit::::))))))

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane