'Bosi' i mafias italiane i kërkuar prej 20 vitesh kapet në Spanjë falë Google Maps

'Bosi' i mafias italiane i kërkuar prej 20 vitesh kapet në Spanjë falë Google Maps

Policia italiane ka kapur një person në kërkim të mafias, i cili kishte qenë në arrati për gati 20 vjet falë ndihmës së aplikacionit Google Maps. Pas një hetimi dyvjeçar, Gioacchino Gammino, 61 vjeç, u gjurmua në Galapagar, Spanjë, ku jetonte me një emër të rremë. Qyteti është afër kryeqytetit Madrid. Një fotografi e pamjes së rrugëve të Google Maps kapi një burrë që dukej si ai përpara një dyqani frutash, çka ishte kyç në nxitjen e një hetimi më të thellë.

“Fotogrami na ndihmoi të konfirmonim hetimin që po zhvillonim në mënyra tradicionale,” – tha Nicola Altiero, zëvendësdrejtor i njësisë italiane të policisë antimafia (DIA).

Gammino, një anëtar i një grupi mafioz sicilian të quajtur Stidda, ishte arratisur nga burgu Rebibbia i Romës në vitin 2002 dhe në vitin 2003 ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer disa vite më parë. Altiero tha se Gammino është aktualisht në paraburgim në Spanjë dhe autoritetet shpresojnë ta kthejnë atë në Itali deri në fund të shkurtit./GazetaExpress

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka