Bosi i mafies italiane Messina Denaro donte të vriste gjyshen e vajzës së tij: Plani u zbulua nga një mesazh i tij me të dashurën

Bosi i mafies italiane Messina Denaro donte të vriste gjyshen e vajzës së tij: Plani u zbulua nga një mesazh i tij me të dashurën

Matteo Messina Denaro

Bosi mafies italiane Matteo Messina Denaro kishte planifikuar që të vriste gjyshen nga nëna të vajzës së tij Lorenza.  Kjo bëhet e ditur nga dispozita me të cilën gjyqtarët refuzuan kërkesën për lirimin e të dashurës së bosit mafioz, mësueses Laura Bonafede. Plani i vdekjes ishte përcaktuar nga përplasjet e lindura mes ish-partneres së Messina Denaro, Franca Alagna, dhe familjes së kumbarit.

Përplasje të cilat sipas bosit mafioz të arrestuar më janar të këtij viti, ishin shkaktuar pikërisht nga Filippina Polizzi, nëna e Alagnas. Gjyqtarët zbuluan planin e vdekjes, i cili nuk u realizua kurrë, duke nisur nga një mesazh i datës 15 dhjetor 2022 mes të arratisurit të atëhershëm dhe Bonafede, të dashurës së tij.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij u konsiderua si historike nga autoritetet pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja