Arjan Ndoci, një 41-vjeçar nga qyteti i Laçit, mendohet se është njëri nga drejtuesit e grupit që menaxhonte trafikun e kokainës nga Kolumbia në Spanjë. Pikërisht këtij grupi i përbërë nga shqiptarë, spanjollë dhe kolumbianë,ju kapën 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro cash. Arjan Ndoci mësohet se është arrestuar dhe se dyshohet se është pikërisht personi që fshihej me emrin e remë Dritan Gradica. Nga verifikimet e bëra rezulton se Ndoci është vllai i biznesmenit Viktor Ndoci,i cili administron disa kompani në Tiranë dhe Laç. Mësohet se dhe vetë Arjan Ndoci ka administruar kompaninë “Arvi”, të cilën e ka shitur në vitin 2014 kundrejt 12 milion lekë të vjetra,tek një biznesmen tjetër. Vëllai i Arjan Ndoci, Viktor Ndoci rezulton pronar i 6 kompanive ndërtimi, të cilat kanë ndërtuar disa godina të mëdha në Tiranë mes tyre edhe qëndra biznese të rëndësishme për kryeqytetin.
Gjithashtu një prej kompanive të familjes Ndoci ka kryer edhe import dhe eksport mallrash, por tashmë është me aktivitet të mbyllur. Sipas burimeve nga INTERPOL-i Arjan Ndoci është koka e trafikut të drogës nga Kolumbia nga Spanjë dhe që më pas shpërndahej në të gjithë Europën. Ndoci rezulton se nuk është dënuar apo ndaluar më parë për trafik, ndërsa vijojnë shkëmbimet e informacioneve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle. Pas sekuestrimit të një ton kokaine në Madrid, policia spanjolle deklaroi se dy shqiptarët e arrestuar ishin, Julian Deblini dhe Dritan Gradica, por këtij të fundit dyshohet se i kanë vjedhur identitetin, pasi koka e trafikut është Arjan Ndoci.
Eurot të bllokuara dhe 5 të arrestuar
Veç sasisë së lëndës narkotike të bllokuar në Spanjë, gjatë operacionit policia sekuestroi dhe 1.5 milion euro cash, para këto që dyshohet se do paguheshin për blerjen e sasisë së drogës. Gjatë këtij operacioni policia ka arrestuar 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë dhe një kolumbian. Mediat vendase bëjnë me dije se dy shqiptarët janë cilësuar si “kapo” të rëndësishëm të bandës së trafikut të drogës, dhe konkretisht flitet për Julian Deblini, lindur në Shqipëri, dhe Dritan Gradicën, lindur në Shqipëri. Të arrestuarit e tjerë janë Ruben Paz Ciprian Munoz dhe Ruben del Castillo de la Torre, të dy me origjinë spanjolle. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kjo organizatë kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët transportonin nga Kolumbia sasi të mëdha kokaine në valixhe të zeza, dhe e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.
Kokaina me “CR7” e cilësisë së lartë
Droga ishte markuar me logon “CR7”, ndërkohë që theksohet se anëtarët e bandës kishin role të përcaktuara qartë që nga fillimi i punës. Kodi “CR7” i referohet sulmuesit të Reali të Madridit,Cristiano Ronaldo, që me sa duket nënkuptonte se malli ishte cilësi e mirë dhe njëherësh tregonte dhe destinacionin final të kësaj ngarkese. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat spanjolle lënda narkotike transportohej nga Kolumbia në drejtim të Spanjës me avionë mallrash. Transporti bëhej i kamufluar sikur ishin një kompani që ofronte transport. Droga ishte e ndarë në 790 pako me kokainë dhe transportohej në valixhe të mëdha të zeza. "Koka" shqiptare e grupit dërgonte paratë në Kolumbi. Sikurse është shpjeguar në faqen zyrtare të Prokurorit spanjoll, zbulimi u bë falë “teknikave të ndryshme të policisë gjyqësore, që kanë pikasur secilin prej anëtarëve përkatës, lëvizjet e tyre dhe rolin që kishin”. "Në këtë mënyrë u bë e qartë se kishte një grup përgjegjës për grumbullimin e drogës në Kolumbi dhe fshehjen e saj në fluturime charter dhe avjonç mallrash, për në Spanjë”. Pasi mbërrinte në Evropë, kokaina “merrej në dorëzim nga një rrjet që ishte përgjegjës për shpërndarjen e saj, ndërkohë që kreu i grupit, me shtetësi shqiptare, koordinonte grumbullimin e parave dhe dërgimin e tyre drejt Kolumbisë”.
I her hasjan , I her tropojan , I her kosovar , Tashi doli Laçian .mos na laft zoti pa vllezer Po jeta ka ndarje per ma gjat pyesni Ministrin Xhafa
Përgjigju