Bosi meksikan i drogës do
të ekstradohet në SHBA

Bosi meksikan i drogës do<br />të ekstradohet në SHBA
Me vendim të një gjykatësi meksikan, lordi i drogës Joaquin Guzman, apo “El Chapo” siç e njohin ndryshe, do të mund të ekstradohet për t’u përballur me akuzat e ngritura ndaj tij në Shtetet e Bashkuara. Vetëm pak ditë më parë, bosi i drogës u transferua në burgun e sigurisë së lartë, Cefereso No.9 në qytetin verior Ciudad Juarez, të ndodhur shumë pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Mekanizmi i ekstradimit tashmë është vënë në lëvizje dhe zhvendosja e këtij individi tejet të rrezikshëm mund të ndodhë nga mesi i vitit. Jose Reveles, një ekspert i trafikimit të lëndëve narktotike në Meksikë, i cili ka shkruar një seri librash mbi industrinë e drogës dhe Guzmanin në veçanti, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ekstradimi i kreut të kartelit të fuqishëm Sinaloa, tregon që fati i trafikantit të arratisur disa herë nga burgu, tashmë është në duart e autoriteteve.

“Unë e interpretoj si mesazh politik: ne kemi pushtetin, është ajo çfarë duan t’i thonë zyrtarët Guzmanit. Ne mund të bëjmë me ty çfarë të duam. Ti je në dispozicionin tonë tani e nuk lëviz dot”, thotë Jose Reveles.

Guzman ka qenë për vite të tëra njëri prej trafikantëve me të kërkuar të botës derisa u kap nga forcat speciale meksikane shkurtin e 2014-s, por e vuri qeverinë shumë shpejt në pozitë të vështirë me arratisjen përmes një tuneli korrikun e vitit të kaluar.


Redaksia online
A.N shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel