Bosnja ka kërkuar zyrtarisht gjykatës më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për një rishikim të vendimit të saj për të liruar Serbinë nga krimet e luftës gjatë viteve 1990.
Ndërkohë, Bakir Izetbegovic, anëtari mysliman boshnjak i presidencës së Bosnjës, pasi konfirmoi dorëzimin e kërkesës për rishikim të vendimit, tha se ishte në kërkim të “vërtetës dhe drejtësisë”.
Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë , zhveshi Serbinë nga përgjegjësia direkte për genocid.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë gjeti vetëm një akt genocidi në luftën e zhvilluar në Bosnje gjatë viteve 1992-1995, ku konsideroi si genocid vrasjen e 8 mijë burrave dhe djemve mysliman boshnjak nga ana e forcave serbe të Bosnjës në qytetin e Serbenicës në vitin 1995.
Nga ana tjetër anëtari serb i presidencës së Bosnjës, Mladen Ivanic, ka deklaruar se tashmë vendi ka hyrë në një krizë serioze.
Gjithashtu në lidhje me dorëzimin e kërkesës për rishikim të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, më herët ka reaguar edhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur se kjo kërkesë ishte diçka e keqe për marrëdhënia mes dy vendeve.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com