SARAJEVË, 29 korrik /ATSH-MIA/ - Grupi Ndërkombëtar i Krizës (GNK) propozoi një riorganizim të Bosnje-Hercegovinës (BH) në një shtet me tre ose katër njësi territoriale, që sipas tij, do të paraqiste mundësi për daljen nga kaosi aktual politik në të cilin gjendet vendi i vogël ballkanik. Në raportin e GNK-së, që e përbëjnë
ish-diplomatë dhe ekspertë prej shumë fushash, vlerësohet se duhet të ndërmerret një qasje e kujdesshme në formimin e etnitetit të tretë, të kroatëve-boshnjakë dhe etnitetit të katërt, që do të përfshinte rajonin e Sarajevës. Ideja për krijimin e etnitetit kroat në BH u promovua që në vitin 2008 me të ashtuquajturën "Marrëveshje e Prudit", ku parashikohej që Republika Sërbska të mbijetonte si entitet në kufijtë aktualë, ndërsa Federata e Bosnje-Hercegovinës të ndahej në etnitetin dominues boshnjak dhe etnitetin dominues kroat, thonë ndryshe Herceg-Bosnja. Por, shumica e liderëve të boshnjakëve e kundërshtuan idenë për riorganizim territorial të shtetit që do të përfshinte ndarjen e Federatës së BH-së dhe "Marrëveshja e Prudit" u hodh poshtë. Grupi Ndërkombëtar i Krizës vlerëson se krijimi i etnitetit të tretë mund të çojë drejt pajtimit më të shpejtë mes popujve në BH dhe deri në racionalizimin e administratës shtetërore. "Propozimi për trasformimin e BH-së në shtet me tre etnitete tani për tani has në kundërshtimin vetëm mes partive boshnjake, ndërsa të gjithë elementët e tjerë flasin në favor të iniciativës", vlerëson GNK-ja./ a.jor.
/Shqiptarja.com