Bosnje Hercegovina/ Millorad Dodik: Republika Sërpska të trajtohet si Kosova

Bosnje Hercegovina/ Millorad Dodik: Republika Sërpska të trajtohet si Kosova

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kërkuar që Republika Sërpska të ketë trajtim të njëjtë sikurse Kosova.

Sipas tij, Serbia gëzon një të drejtë natyrore për tu marrë me Kosovën si çështje kryesore, mirëpo siç tha ai, çështja e parë e Serbisë në aspektin kombëtar duhet të jetë: Republika Sërpska.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimano-Kroate janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Ky vend është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990.

Dodik i bëri komentet pas një takimi në Banja Llukë, mes autoriteteve të Republika Sërpska dhe një delegacioni serb të cilin e udhëhiqte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

"Ne besojmë se Kosova nuk mund të jetë një shtet i njohur ndërkombëtarisht në mënyrën sesi disa vende të botës e pranojnë atë, dhe nëse ne shkojmë nga pozicioni i këtyre vendeve, atëherë sigurisht që edhe Republika Sërpska duhet të ketë të njëjtin trajtim", tha Dodik.

Ai tha se do t'ia parashtrojë me shkrim presidentit serb këtë çështje, duke i thënë se si "është e pamundur të diskutohet ndarja e mundshme e Kosovës ose ndonjë status i veçantë, pa diskutuar të njëjtën gjë edhe për Republika Sërpska".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës