BOSNJE – Tre zyrtarë të lartë myslimanë të arrestuar për krime lufte

 /ATSH-AFP/ - Tre zyrtarë të policisë dhe ushtarë myslimanë gjatë konfliktit ndërkomunitar boshnjak (1992-95), u arrestuan nën akuzën për krime kundër civilëve serbë në Gorazde, theksuan burime gjyqësore.
Esef Huric, 57 vjeç, aktualisht komisar i policisë në rajonin Gorazdes dhe Ibro Merkez, 73 vjeç, sot avokat, dyshohen për pjesëmarrje në vitin 1992 dhe në vitin 1993 në burgosjen e 100 personave në rajonin e Gorazdes.
"Ata ishin në atë kohë pjesë e komandove të policisë së Gorazdes", theksoi prokuroria për krime lufte në një komunikatë.
I dyshuari i tretë, Ahmed Sejdic, 55 vjeç, i cili ishte gjatë konfliktit, komandant i një brigade të forcave myslimane, dyshohet për pjesëmarrje në dëbimin e popullsisë serbe në rajonin Rudo, të Visegradit dhe Gorazdes, në vitet 1992-1993. Disa persona u vranë në këto operacione, sipas prokurorisë./

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit