BOSNJË- Një person është vrarë pasi qëëoli për vdekje një zyrtar policie dhe plagosi dy të tjerë në një sulm të dyshuar si terrorist në lindje të Bosnjës.
 
Dëshmitarët thanë se burri i armatosur hyri në stacionin policor duke thirrur “Allahu Ekber”, që do të thotë “Zoti është i madh”.
 
Sulmi ndodhi në Zvorni të bosnjës, një qytet në rajonin autonom të dominuar nga serbët.
 
Shumica e myslimanëve boshnjake praktikojnë një formë të moderuar të besimit islam, por disa kanë përqafuar një ideologji të pastër të sektit sunni dhe sipas qeverisë mbi 200 persona kanë shkuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar luftës së ekstremistëve të ISIS.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)