Boston, 3 të vdekur mbi 144 
plagosen, FBI: Akt terrorizmi

Boston, 3 të vdekur mbi 144  <br />plagosen, FBI: Akt terrorizmi
SHBA - Dy shpërthime të njëpasnjëshme në Boston të SHBA, fare afër vijës së finishit të një maratone vrapimi kanë kthyer një skenë të përgjakshme.  Të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 144 të tjerë raportohen të jenë plagosur nga 2 shpërthimet me bomba pranë spektatorëve në vijën e finishit e të maratonës së famshme botërore të Bostonit, rreth orës 15:00 (me orën lokale, me orën tonë rreth orës 20:00 ) të 15 prillit.  FBI-ja konsideroi sulmet me bombë si akt terrorizmi.

Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8 vjeçar, babai i të cilit ishte garues. Të paktën 17 prej të plagosurve kanë marrë plagë serioze dhe ndodhen në gjëndje kritike për jetën. Sipas gazetës "Wall Street" policia e Bostonit ka gjetur 5 mjete shpërthyese të paplasura.

Dëshmitarët thanë se shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri.

Zyrtarët e sigurisë thonë se të paktën dy mjete të tjera shpërthyese u gjetën pranë vendit të ngjarjes dhe u çaktivizuan. Një shpërthim i tretë ndodhi në Bibliotekën John F. Kennedy të Bostonit, në një zonë tjetër të qytetit. Nuk u raportuan viktima nga ky shpërthim, dhe nuk është e sigurt nëse shpërthimi në bibliotekën JFK ishte i lidhur me dy shpërthimet e tjera, informon voa.

Policia e Bostonit nuk ka thënë nëse shpërthimet ishin pjesë e një sulmi terrorist. Një zëdhënës i policisë tha se ekipet e çaktivizimit të bombave kontrolluan çanta dhe pako në skenën e shpërthimeve fillestare, por nuk tha nëse u gjetën mjete të tjera të pashpërthyera.

Një burim nga grupi hetimor tha se autoritetet kishin gjetur 3 pajisje të tjera të pashpërthyera, duke përfshirë edhe një në qytezën Newton në rrethinat e Bostonit.
 
Ende nuk dihet motivi i sulmeve dhe autoritetet thonë se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Presidenti amerikan Barak Obama, në një fjalimin televiziv u zotua se personi përgjegjës për sulmet "do të ndjejë peshën e plotë të drejtësisë. Ai tha se kësaj tragjedie do ti shkohet deri në fund, pavarësisht se kush i ka kryer sulmet. Burime për New York Post bëjnë të ditur se pas këtij sulmi mund të jetë një person i identifikuar si shtetas i Arabisë Saudite por deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Presidenti nuk i quajti ato sulme terroriste, por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se çdo ngjarje si kjo, "është qartë një akt terrori, dhe do të trajtohet si akt terrori."

Pamjet televizive treguan skena pasigurie, njerëz që rendnin në panik, rrugët të mbushur me mbeturina nga shpërthime, gjak, dhe punonjës të urgjencës mjekësore me barela nëpër duar.

Spektatorë të maratonës, të plagosur, u trajtuan në çadrën mjekësore që ishte ngritur për t'u kujdesur për vrapuesit e lodhur.  Në Boston, zyrtarë të policisë konfirmuan se janë në kërkim për mjete të tjera shpërthyese, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme. Komisioneri i policisë së Bostonit, Edward Davis u tha gazetarëve se të gjitha masat janë marrë për të vendosur sigurinë dhe shmangur panikun.

"Ne kemi këshilluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi; ata që janë në hotele të kthehen në dhomat e tyre dhe të mos të shkojnë në vende me turma. Ne duam të sigurohemi për të stabilizuar plotësisht situatën. "

Komisioneri i policisë së Bostonit, Davis tha se po inspektohen të gjitha pakot dhe çantat e mbetura në zonën rreth shpërthimeve. Ai i kërkoi publikut për të ndarë me policinë çdo video amatore që mund të jetë xhiruar dje pasdite në zonën ku ndodhën shpërthimet.

Shpërthimet ndodhën jo shumë kohë pasi vrapuesi i parë mes 23 mijë pjesmarrësve të maratonës kishte kaluar vijën e finishit.Gara u ndërpre pas shpërthimeve, ashtu si edhe shërbimi i transportit publik në atë zonë.

Lajmi u publikua në orën 22:25 të së hënës (15.04.2013) dhe u përditësua vazhdimisht

Redaksia online
(ar.sh/b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari

Aksident me motor në autostradën Tiranë - Durrës, vdes 35 vjeçari