BOSTON-  Në Boston merr fund ankthi. Dzhakhar Tsarnaev, 19 vjeçari çeçen është arrestuar pas një operacioni të madh në kërkim të tij. Ai dyshohet se është autori i atentatit me bombë të maratonës në Boston së bashku me të vëllanë, Tamerlan, 26 vjeç i cili u vra dje gjatë një shkëmbimi me armë zjarri.

“Mbyllet një kapitull. Por mungojnë ende shumë përgjigje”- komenton presidenti amerikan Barack Obama. Në Watertown- ku është arrestuar autori- por dhe në të gjithë Bostonin ngazëllimi nëpër rrugë të kujtojnë momentet e gëzimit në momentin kur në Amerikë u mor vesh lajmi i vrasjes së Osama bin Laden. Qindra qytetarë bërtasin “Amerika, Amerika” njerëzit përqafohen, qajnë dhe duartrokasin forcat e policisë në shenjë falenderimi.

I dyshuari i dytë si autor e atenatatit me bomba në Maratonën e Bostonit është arrestuar në qytetin Waterton në dalje të Bostonit.

19 vjeçari Dzhokhar Tsarnaev ishte fshehur në një varkë të vendosur në kopshtin prapa të një shtëpie të qytetit Watertown. Arrestimi i tij u bë pasi i zoti i shtëpisë lajmëroi policinë.
Më herët policia kishte shkëmbyer zjarr me 19 vjeçarin Tsaranev nga ku ky i fundit kishte mbetur i plagosur. 19 vjeçari i kishte shpëtur aksionit të policisë ditën e premte për arrestimin e tij dhe vëllait të tij 26 vjeçar Tamerlan Tsarnaev i cili mbeti vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Nga shpërthimet me bombë në maratonën e së hënë, u vranë tre vetë dhe u plagosën 176 të tjerë.

(bm/sg/shqiptarja.com)