Botërorët, Platini: Jam i pastër, s'kam
marrë dhurata nga Rusia apo Katari

Botërorët, Platini: Jam i pastër, s'kam<br />marrë dhurata nga Rusia apo Katari
Presidenti i UEFA-s, Platini u është përgjigjur akuzave të medieve se ka marrë dhurata për të lobuar pro zhvillimit të botërorit të vitit 2018 në Rusi dhe në 2022 në Katar.

“Vota ime ka qenë pro për Rusinë dhe Katarin sepse më pare këto dy vende nuk e kishin organizuar Kupën e Botës. Që kur kam marrë drejtimin e UEFA-s, më kanë bezdisur shumë.

Më janë bërë shumë akuza nga më të paimagjinueshmet.

Nuk kam marrë dhuratë as një pikturë të Pikasos, jam më shumë se i pastër, nëse do të vërtetohen rastet e korrupsionit, duhet të bëhet një votim i ri" deklaroi ai për mediat pas akuzave nga Anglia.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani

'Edhe 100 Leo'! Shënoi për Kombëtaren, kujt ia dedikoi golin Asllani