Botërori 2022 në Angli,
nëse i hiqet e drejta Katarit

Botërori 2022 në Angli,<br />nëse i hiqet e drejta Katarit<br>
Siç dihet, fituesi i vendit organizator për Botërorin e Futbollit të vitit 2022 është Katari, por nga ana tjetër ryshfetet që janë dhënë për të zgjedhur këtë kandidaturë mund të çojnë deri në heqjen e së drejtës së Kupës së Botës. Anglia mund të jetë kandidatura surprizë që mund të organizojë Kupën e Botës 2022, nëse FIFA do t’ia heqë të drejtën e organizimit Katarit.

Hijet e skandalit të procesit të kandidimit për Botërorin e 2018-ës (në Rusi) dhe 2022 (në Katar), temperaturat ekstreme në të cilat do të luhet kompeticioni pas katër vitesh, por edhe presioni për trajtimin e punëtorëve si skllevër në procesin e ndërtimit të stadiumeve, ka sjellë thirrje të vazhdueshme për zhvendosjen e vendit të organizimit të turneut.

Sipas portalit të revistës gjermane “Focus”, e cila citon ministrin e Sporteve të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheik, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po konsiderohen si vendet alternative nëse do të ketë një vendim drastik. Ish-kreu i Komitetit të Etikës në FIFA e nxiu raportin e tij për procesin e kandidaturës së Katarit.

Në raport thuhet se FIFA do të marrë një vendim në fund të kësaj vere, por FIFA e ka përsëritur për të disatën herë se vendimi i organizimit të Botërorit në Katar është i panegociueshëm.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron